Ata e kanë mbiemrin…”Vlora”

<

“4 parodistët e Vlorës” janë të njohur e të dashur në të gjithë
vendin, nga të gjithë shqiptarët.


Ata kanë një jetë të tërë në skenën e Vlorës e të gjithë vendit, por edhe
jashtë Shqipërisë.

Vazhdojnë të japin shfaqje e të realizojnë shfaqje të reja, edhe pse ashtu si i gjithë arti ndiejnë mungesat e problematikat, kur për ta mungesa kryesore është ajo e libretistit apo edhe e vëmendjes së drejtuesve të kulturës edhe pse ata ndryshe nga të gjithë zhanret e tjerë në qytet, vazhdojnë t’i mbushin sallat plot e të japin për net të tëra shfaqjen e tyre.

Në bisedë me Agron Hamon mëson se janë duke përgatitur një shfaqje të re e cila pritet të nis nga provat pas përfundimit të shfaqjes së teatrit të dramës. Mosha bën të sajën, por ata janë ende energjikë në kërkimin e materialit, provat e zërit dhe premtimin për një shfaqje të bukur.

Përgatiti për naishtedikur.info E. Troplini