Parodistet e Vlores
Parodistet e Vlores

“Si mbijetuam?” Rrefime nga jeta artistike e humoristeve vlonjate. Netet romantike ne bregdetin jugor te Vlores sjellin nje perqasje prej zgjimi enderror. Me terheq edhe mua si ne çdo vere spektakli turistik i parodisteve, qe thyen rutinen e ketyre mbremjeve te qeta detare, ku ndihet duhma e lehte e valeve. Shetitjet e tyre turistike, siç dua t’i perkufizoj, jane nje spektakel i filluar nga skena verore perballe plazhit te marines…

Brenda konceptit te tyre shtrihen ne hapesirat, qe kane plazhet me rere karoline dhe pergjate gjithe vijes bregdetare. Parodistet te roberuar nga realiteti shqiptar, tashme e njohin kaq mire humorin shqiptar. Brenda elementit kohe, vrapimi i tyre ka qene me i shpejte se era e detit jugor. Personazhe qe njohin deri ne thellesi humorin e perditshem, por dhe thinja qe u mbulojne floket. Por parodia vlonjate ka nje histori te veten, ngerthyer gati çuditshme me lemerine e kohes, kur lindi. Vete protagonistet e saj, qe kane bere emer neper kete udhe te veshtire, e pershkruajne ate te gjate, te lodhshme, por gjithsesi te bukur. Por ky emer, qe u solli parodia dhe humori i ka bere ata qe te kerkohen deri ne skajet dhe vendet ku shqiptaret punojne si emigrante neper bote. Diamantet e shpirtit “Humori na shton jeten”. Kjo eshte deviza e ketyre zerave harmonike qe njihen si parodistet e Vlores. Per me teper se 30 vjet ata thirren si Afrimi, Meti, Mane, Agron. Ata nuk kane ardhur ne menyre spontane, por ardhja e tyre e ka rrenjen ne berthamen e hershme te humorit vlonjat. Muzika e pjeseve te tyre nuk eshte ndihmese, por nje pjese e fuqishme. Te kater ata krahasohen me detin, valen, bregun, pulebardhen. Ndersa nje piktor i ketij qyteti ca vite te shkuara i vuri te katert te vozisnin ne nje varke, por me kah te kundert; dy nga djathta, dy nga e majta. Dhe vete germa e pare e emrave te tyre formojne 2M+2A.

Njeri nga te katert thirret Afrim Agalli. Rrefimi i tij eshte ekspresiv. Nje rrefim qe e ka bere shume kohe me pare, por biseda mbetet e fresket dhe aktuale. Ai rrefeu historine e tij te çuditshme qe eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me fatin e ketij grupi humori te famshem. Dhe nga kjo histori e ngjizur e ketij personazhi shfaqet nje histori e tere e nje grupi humori me emer ne parodine shqiptare ne te dy kohet. Me te njejtin sukses. Ndoshta ne kete kohe me me teper preokupime. Ushqimi per patriotet Nje tradite e mjaftueshme ka ushqyer breza te tere tek agallinjte ne Vlore. “Familja ime, thote Afrimi, ka qene nder familjet e para qytetare te pasura te Vlores. Gjyshi, Beqir Sulo Agalliu, patriot kunder turqve. Me Ismail Qemalin ne ngritjen e flamurit, nenkryetar i Komitetit te Mbrojtjes. Ne 1943 internohet nga nazistet ne Mathauzen. Digjet ne ferrin e çmendur ne krematoriumet e vdekjes. Gjyshi njihet si Beqir Sulo. Agalliu si mbiemer, lihej ne hije si familje e pasur. Kam ardhur ne jete ne 9 Tetor 1949. Shtepia jone gjendet ne lagjen “Partizani”, kur ngjitesh per ne spitalin e qytetit. Shkollen modelore e kam kryer ne “Topana”. “Topana” eshte nje lagje e hershme ne qender te qytetit poshte kodrines se qytetit te Kuzum Babait. Familjet e njohura si te pasura nuk iu shmangen dot ketij fati te hiqnim shume dhe te provonim vuajtjet pra deri ne palce futej hekuri, deri ne kocke ndihej thika. Rronim me rrogen e vetme te nenes,qe na kishte lidhur fortesisht me veten. Babai ishte semure. Ne keto kushte kam kryer shkollen e rezervave. Nje dite u bera elektricist madje futa ne xhep edhe kategorine e 4 te. Nje mengjes perfundova tek ndermarrja e ndertimit “P. Rexhepi”.

Nuk ka dhimbje me te madhe sesa te kujtosh ditet e pasurise, ne kohen e mjerimit te madh thote nje filozof. Ishte kohe paradoksi. Kam perfunduar naten shkollen e mesme. Si protagonist ne art kerkova ne arte, por nuk ma dhane. Edhe motra ne ’72 pesoi kete “fat”, kurse vellai ne ’71, kishte marre te njejten pergjigje. Te gjitha kerkesat tone, per shkollen mbeten pa pergjigje.” Pasioni per artin muzikor Me tej ai tregon: “Muzika, ndryshe nga gjinite e tjera, vepron mbi vullnetin, pra mbi ndjenjat, pasionet, dashurite, qe te ngre lart ose te turbullon. Qysh ne femijeri jam marre me vallet. Korçari Jani. K me vendosi ne krye te 10 çifteve te baletit. Ne 1971, kur ansambli “Laberia” shkoi ne Kosove, nuk me moren. Doja te shikoja trojet shqiptare, qe i kishte prere kirurgjia e pameshirshme serbe. Drejtuesi me tha: Nuk behet Afrim, s’ke ç’t’i besh! Nje berthame e vogel e estrades se Vlores kishte formuar grupin e parodise. Njelloj si nje godine ku perberesit jane guret. Pra, ishte konturuar aty rreth viteve ’66. Ndertuesit e saj ishin artistet e humorit vlonjat. Gaqi, Vishi, Qirjako Sava, Leka Kruta dhe regjisori, Myqerrem Ferra. Keta ndertuan kete ngrehine te humorit qe ishte kthyer ne nje enderr te larget per mua. Ishte viti ’66, nderkohe kishte vdekur elektriciteti per t’ia lene vendin nje pasioni dehes ate te artistit te humorit.

Kam zbritur ne rolin e pare, te nje ushtari me aktoret Myqerrem dhe Leken. Humorin ata e germonin me pasion, sidomos ata mbeshteteshin tek populli. Formimin tim ia kushtoj regjisorit Myqerrem Ferra. Ai eshte larguar nga jeta, por mbahet mend si regjisor, qe i kushtoi jeten ketij arti. Perpara tij kane kaluar breza te tere. Ai merrte brumin dhe e perpunonte per te nxjerre artiste. Ne fillim me shikonte me sy dyshues: Shiko Afrim, me tha, ti ke ze vokali dhe do te provosh te kendosh ne parodi. Parodia ishte nje nderthurje mes humorit dhe muzikes.” Perse e sfiliten guroreve krijuesin Pellumb Kulla Fryma e vjeshtes, pluskoi artin qe do te digjej vajtueshem nen nje pyll harrimi. Cikli i lodhur i stineve te denimit kaperdiu edhe artistet. “Pakkush e njeh rrugen e krijuesit si Pellumb Kulla. Ai ishte hequr nga teatri duke u degdisur me kuroren e malit te Shashices. Ne nje fare menyre, krijimtaria e tij ne zymtesine e kohes ishte bere varri i fatit te vet. Per te ndryshuar diçka ne jeten e tij, per ta shmangur nga jeta ne gurore i them kryeinxhinierit per ta sjelle njeriun me shpirt artisti ne ndermarrjen tone. Ai pranoi dhe Pellumb Kulla zbriti nga gurorja per te punuar xhenerik ne ndermarrjen e ndertimit “P. Rexhepi”. Ne ate kohe te djallezuar krijuesi i vertete ishte nje mallkim i vertete. Pellumb Kulla per fatin e mire te humorit shqiptar ndikoi ne rrjedhat e humorit vlonjat dhe me pas fierak, ku u ngjit ne lartesi teper te medha, sepse Fieri ishte pak me liberal se sa qyteti yne qe bente gjoksin grope, kur flitej per politike.

Ai shkroi nje parodi per nje nepunes qe quhej Demir, me muzike te Xhorxhio Garben. Parodine e mesova. Ishte e ndertuar nga nje dore mjeshtri, ishte stili i P. Kulles. Qeshi, u kenaq kur e degjoi dhe tha: Ti e ben bukur, por imiton Leken. Perse te mos e imitoj, e pyeta. “Ti duhet te imitosh Afrimin, jo te mbetesh nje imitues i Lekes”, mu pergjigj. Pellumbi ishte artist i jashtezakonshem, qe mes atij trazimi nxori perla per sa kohe ishte ne Vlore. Me gjithe kusuret qe kaloi, ai ruante peshen e humorit me arin vjeshtor, brymen dimerore dhe eren e fshatit” tregon humoristi. Gjithe jeten artist amator Perpara ardhjes se mengjesit qe do te sillte kohe terri, “mulliri” i endrrave ngeci ne vend. Misteret e “biografise”. Po te rremosh ne “biografine” e kater vlonjateve, do te mesosh nje fakt te çuditshem. Afrim Agalliu nuk ka qene asnjehere profesionist. Per 20 vjet ka punuar si elektricist dhe ka bere artistin. Per 20 vjet ka ngritur e ka zbritur nga skena ne peshen e artistit, por ne jete mbahej me rrogen e elektricistit. Afrimi kujton ditet e trishta: “Ne ’72 vjen Th.Milaj nga Saranda dhe me besoi nje monolog ne estraden e Vlores. U ndava nga baleti dhe hyra ne boten e enderruar te artistit te humorit. Ne sallen e estrades ate nate ndjeva lotet. Ne oren 15:00 lija punen dhe shkoja ne prova. Ne ’71 shkova elektricist ne peshkim. Aso kohe deti na dha materiale boll. Peshkimi nuk realizonte planin kurre. Krijuesi Flamur Laro beri nje parodi: “O ne rrjeta na eshte shpuar/ose peshku eshte race e zgjuar”. Duke me lene amator, shpesh nuk me afronin per shfaqje. Familja vinte nga shtresa e pasur, kjo ishte e keqja. Aty nga ’72 shkova tek Myqerrem Ferra.

Ai ishte nje artist i madh, por edhe ai vuante njelloj taksen si une. Une nuk di ç’te them, shko tek drejtori, me tha. Nuk me dha ndonje shprese. Im ate me lot me thote: Shko tek Leka Kruta, se ai eshte komunist. Shkova. T’i mund te me ndihmosh se je komunist te degjohet zeri, i thashe. Leka m’u pergjigj: Ka parti, qe do t’i zgjidhe keto pune. Ka nje m…, iu pergjigja. Kam pritur i brengosur pasojat, por ai e la ne hije. Asgje nuk me thoshin, me largonin. Im ate thoshte: Ne jemi familje patriotesh, e kemi dashur Shqiperine, gjyshi vdiq ne internim, nuk e kuptoj, ç’eshte kjo lufte e pashpallur?” Si u krijua “katershja”, parodia si pulebardha Sapo ishim kthyer nga ushtria. Ne fillim te vitit ’70 u bashkova me Agronin. Parodine e frigoriferit e ka shkruar F. Laro. Flitet per shitjen frigorifereve, ngaqe aso kohe nuk kishte, keshtu qe shiteshin nga Pylli i Sodes. “Frigorifere ke per te nxjerre/na bere derr/lavatriçe s’kemi pare/qe del i shet neper mullare”. Por si lindi ideja? Ne mblidheshim tek shtepia e Nestor Jonuzit, piktorit, sot Artist i Popullit. I binim kitares dhe kendonim per gjimnazistet me floke te arta. Ne fillim ishim dy. Ne ’76 vjen nga ullishtja ku punonte Mania(Lumani). I treti ne skeç, ne ne parodi. Parodia e peshkatareve u krijua per 3. Ne ’78 vjen Meti nga ushtria. Grupi konturohet ne ’80. Ndertuesi i tij ishte regjisori M. Ferra. Prej asaj kohe mbetem se bashku deri ne kete kohe.

Megjithese dalin teknika te reja, parodia per ne mbetet thelbi i grupit. Ne grup vlerat jane maksimale. Aty gershetohet vokali, plastika, mimika, gjestikulacioni. Nga kjo rrjedh efekti i harmonise se gjalle. Fondi i parodive tona jane: “Mosketjeret”, “Opus 89”, “Raxh Kapuri”, “Miss ’95”, “Pensionisti”. Parodite tona mbajne penen e F. Laros. Parodite e P. Kulles jane “Hallet e Demos”, “Nuse vjen dhendrri”. Gafur Shameti mbetet perhere ne ndihmen tone me penen e tij. Per shume kohe, kemi bere pjese ne eliten e humorit shqiptar. Ne 1990 jam bere profesionist. Dikush pyeti: Ku eshte ai aktori qe bente parodi? E kane hequr per biograf. Ç’biografi, ai eshte artist! Si ngjizej humori Qypi me mjalte Ne pallatin e Kongresit, ishte maj 1988. Meti beri monologun e qypit. Anetarja e byrose qeshi me gjithe shpirt gjate kohes. Kur mbaroi shfaqja mbajti qendrim te ashper. Kerkoi te denohej pjesa, por urgjentisht dergoi nje perfaqesi ne Vlore. Loja e fshatarit Nga turnet ne fshatra mbaj mend ate varferi, qe mbizoteronte kudo. Ne nje fshat na mori dikush per darke.

Ec e ec dhe s’po dukej shtepia e tij. Muzgu ishte thyer, nata ishte pus. Ku e keni shtepine, ja ketu dhe ec e ec dhe s’kishte te sosur. Mberritem por na punoi nje loje. I tha gruas: “Kam sjelle keta karagjozet e Vlores”. Ajo sikur ta kishte kapur lojen e tij i tha: Po perse mor burre, s’kemi ç’te hame! Po ju, na u drejtua ai, perse erdhet. Duam te fleme, i thame. Nje minute, tha ai, hapi tepsine me mish. Hani tani, tha, vetem ju dini te beni llogje, dime edhe ne fshataret. Si e hengrem sapunin per djathe Sapo ishim kthyer nga turneu ne Amerike. Bie telefoni. Alo, jam Dervish Hyseni. Ju presim, ne Ulqin, tha. Pyetem sa ishte pagesa. Na tha, çdo gje eshte e jona. Fitimi juaj nga 1 milion leke. U takuam te katert. Do te shkojme, thame, ndonese te lodhur. Dervishi here pas here i binte telefonit. Meqenese ai nuk ishte keq financiarisht, i thame se duhet edhe nje muzikant dhe nje kengetar. Ai tha te merrnim sa te donim. Morem Manen se ai kishte makine, te katert parodistet ishim bashke ne udhetim. Para nesh muzikanti dhe L.Baballeku, kengetarja me te shoqin na thane se ishin nisur edhe ata dhe takoheshim tek Kafja e Madhe ne Shkoder Mberritem. Ne ate kohe ne oren 11 te nates vetem ne ishim te gjashte. Pyetem rojen. “Ju njohim pasi. Jeni parodistet dhe aktoret e Vlores” tha. I treguam se na kishte ftuar Dervish Hyseni. “Mos, tha ai, jeni te dhjetet ju qe e hani genjeshtren.

Ku ka Dervish Hyseni ketu”! Aty kuptuam mashtrimin e madh. “Para jush ka ardhur edhe Skender Sallaku dhe Koço Devolle. Edhe ata me thane se i kishte ftuar Dervish Hyseni. Flisni me ate aktorin” na tha roja. Folem me Edmond Halilin. Doli ne ballkon dhe na ftoi lart. Ne i thame se na ka ftuar Dervish Hyseni. “Mos, tha edhe ai, eshte mashtrim”. Ikem te zhgenjyer. Ne Lezhe, kur po benim rrugen e kthimit, po mberrinte Sejfulla Myftari ose “Cekja i Beratit”. E pyetem se ku po shkonte. “Me ka ftuar Dervish Hyseni per ne Ulqin” thote Cekja.” I thame se e kishin mashtruar. Jo, tha Cekja, ku mbahej Cekja, dhe iku drejt vendit ku ishim mashtruar te pakten dhjete aktore nga kryeqyteti dhe rrethet. Ngaterrimi i tekstit Agroni eshte “bukuroshi plak” i parodise vlonjate. Eshte thinjur ne kete grup humori. Me Agronin kemi qene ne nje shkolle. Ne fillim ishim dy. Ne 1974, per fatin tim jo te mbare, nuk ndodhesha ne estrade, erdhi Mania. Ne 1976, u kthye Meti i liruar nga ushtria. Mania dekospiron hyrjen ne estrade. Ka qene diçka, para “Peshkatareve”. Por “Opus” ka qene po, po ajo ka qene, qe Mania nuk e kishte mesuar mire tekstin. Ne pallatin e sportit, mbushur me gra. Mania e kishte te shkruar ne partitura. Partitura, papritur i ra ne shesh. Ai filloi nga vetja te thoshte fjalet: “Figaro1, Figaro 2…”, hem, eci sa eci keshtu dhe ngeci, teksti ishte ne shesh. S’kishte ç’te bente. “He, u tha grave, se na terhoqet vemendjen”. Mori partituren, por ndodhi befasi tjeter ajo ishte partitura e Metit, por u ngaterrua me keq, aty filloi edhe humori i holle qe kishte zene fjolle. Perthithje pranverore Ora e ndryshimeve eshte çasti me me rendesi ne jeten e nje artisti.

Artisti eshte i lindur rebel nga natyra. Artisti e ka pasur çensuren mbi koke. Punonim gjithe kohen, pergatisnim, zgjidhnim humorin e bukur. Vinte dikush nga partia dhe pjesen me te bukur do ta hiqte, ose do t’i nxirrte bisht. Pikerisht kjo kohe tranzicioni filloi me veshtiresi per artistet. Njerezit merrnin anijet dhe iknin nga Vlora. Dhe nga Shqiperia nga syte kembet. Artisti i shkrete mbetej ne qerthullin e artit. Mania iku ne Greqi, Agroni filloi tregtine, une dhe Meti u morem me dizenjo. Me futjen e ligjit te 90% te fitimit nga biletat pati nje stimul te mire. Me eren e viteve ’90 kam vene ne skene 4 shfaqje si regjisor. “Ne dhe ajo”, recital i Anita Bitrit, “Raxh Kapuri”, “Humor i rinovuar”. Veshtiresia ishte materialet. Kemi bashkepunuar me Ferdinand Hysin dhe Gafur Shametin. Ne ’95 nga drejtoria e propozua per titullin e madh te artisteve, por ngeci, pse duhet ta merrnin çmimin ne 2001. Ne na ka mbajtur gjalle humori nuk kemi menduar ta braktisim ndonjehere. Transkriptimi i Parodise “pensionistet” Nje nder parodite me te shkelqyera nder vitet, sidomos pas viteve 2000, eshte “Pensionistet”, per materialin e holle dhe me finese te humorit. Ka gjetje, bukuri dhe tingellon sot po aq aktuale si ne kohen kur u ngrit. Me ka terhequr vazhdimisht kjo parodi qe eshte pjelle e krijimtarise se tyre te humorit, por i perket disa viteve te shkuara, sidoqofte eshte brenda shekullit tone, por kohardhja perkon me vitin 2001. Ne jeten tone pikellimi i tyre na deshperon. I shohim ngado te thyer nga mosha. Keta jane aq te kontribuar me shume dhe kane marre me pak. Sot ata jane me te varferit. Cila eshte gjendja e tyre edhe ne qytetin tone. “Ja: rrojme kot ne kete bote/rrojme kot ne kete jete/ne s’na pyet asnjeri ne kete bote…E ka fajin qeveria/na e marrte hakun perendia/te kesh para nuk je i sigurte/ te mos kesh para/ je mender nje m…”. Kjo mund te jete, ne te vertete eshte gjendja shpirterore e tyre dhe e njerezve ne pergjithesi ne kohe te pambarimta tranzicioni, siç po ngjet edhe ne vendin tone.

Gezim Llojdia

Koha Jone