Nëpër një rrugë me gurë e të ngushtë për pak minuta dilni në gjirin e Pasqyrës, plazhit të fshehur të Sarandës, që në rrugëtimin e Metros ishte destinacioni më i mirë.

Plazhi “Pasqyrat” ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit, në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë– Butrint dhe është një pamje e rrallë edhe për ata që e frekuentojnë rivieren rregullisht.

“Pasqyrat”, plazh me rërë, shumë i frekuentuar nga të rinjtë ndodhet në rrugën Sarandë-Ksamil, pasi kalon manastirin dhe më pas të përshkosh një rrugë të pa asfaltuar mirë.

FOTO: Leutrim Haziraj

Është plazh me gurë të vegjël, det të pastër me një bukuri të rrallë.

Ai që planifikon të pushojë në Sarandë duhet të ketë parasysh atë që thamë në fillim të këtij shkrimi, se Saranda, krahas atraksioneve turistike, ka dhe shumë vende historike, të cilave në agjendën tënde duhet t’u lësh ca kohë, pasi një pjesë e tyre janë në rrethinat jashtë Sarandës./gazetametro.net