Një burrë dhe djali i tij po kalonin në kodrat e pyllit. Papritur, djali ra poshtë në një gropë dhe bërtiti , “Aah!” Çuditërisht, ai dëgjoi të njëjtin zë nga gropa, “Aah!” Djali thërriti përsëri: “Kush jeni ju?” Por nga gropa dëgjoi të njëjtën gjë, “Kush jeni ju?” Ai u zemërua dhe përsëri thërriti: “Ti je budalla!” Dhe përsëri zëri nga gropa u përgjigj, “Ti je budalla!”

I mërzitur dhe i çuditur nga kjo, djali e pyeti babanë e tij, “Baba, çfarë po ndodh? Nga vjen ky zë, kush është? Babai thërriti, “Ju jeni shumë i bukur”. Dhe zëri u përgjigj njësoj, “Ju jeni shumë i bukur!” Babai përsëri thërriti, “Faleminderit”. Dhe zëri përsëri u përgjigj i njëjti, “Faleminderit!” Djali ishte shumë i befasuar, por ai ende nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte.

Babai i shpjegoi, “Bir, njerëzit e quajnë rezonancë, por kjo është e vërteta e jetës. Jeta është një pasqyrim i veprimeve tuaja. Çfarë do t’u jepni të tjerëve, do të merrni të njëjtën gjë si kthim.”

Morali: Ajo që u japim të tjerëve, jeta na e jep të njëjtën gjë në kthim. Jeta juaj nuk është një rastësi, por është hija e veprimeve tuaja.

Burimi: Moral Stories, përgatiti dhe përktheu për faqen Na Ishte Dikur, Olsi S. Ferazini /Naishtedikur.info 4 Shkurt 2020