Ajo ishte një vajzë që vinte nga një familje e pasur. Në klasë, iu drejtua shoqes së saj të bankës dhe i tha:
”Mami im bleu një makinë të re dje. 
Mami im është më e pasur se mami jot. 

Ajo na solli një dado të re, që të kujdeset për ne, ndërkohë që mami shkon në punë. 
Mami im është më e pasur se mami jot. 
Mami ka sjellë në shtëpi edhe një kuzhinier të mirë, i cili na përgatit gjellë nga më të shijshmet. 

Mami im është më e pasur se mami jot. 
Mami na ka sjellë në shtëpi edhe një mësues të ri, me të cilin bëjmë mësimet dhe detyrat e përditshme.
Mami im është më e pasur se mami jot.”

Vajza e varfër e ndërpreu dhe i tha:

-”Mami im gatuan për ne me duart e saj ushqimet më të shijshme. 
Mami im kujdeset vetë për ne, qëndron gjatë natës derisa të na zërë gjumi, na tregon përralla dhe na i lan rrobat me duart e saj. 
Të gjitha mësimet dhe detyrat, ne i bëjmë me mamin, e cila na ndihmon dhe na qëndron pranë. Mami im dhe dashuria që na fal është pasuria më e madhe që kemi. 

Ajo na jep bukën e sapo gatuar, ndërkohë që vetë ushqehet me bukët e mbetura dhe të thata. 

Ajo na jep mishin e pulës, ndërkohë që vetë ushqehet me krahët saj. 
Na mjekon me ilaçe kur sëmuremi, kurse vetë i përballon sëmundjet. 
Na blen rroba të reja, kurse ajo vetë i arnon të sajat. 
Mami im është shumë herë më e pasur se mami jot.”

Burimi: Akropoli i Ri