Pavlina Evro u lind më 22 janar, 1965 është një atlete shqiptare e distancave të mesme e të gjata e dalë në pension. Lindur në Korçë, ajo u specializua për distancat e mesme 800m dhe 1500m. Është atletja shqiptare më e famshme për arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme. U shpall kampione e Shqipërisë dhe ende pas 26 vitesh është mbajtëse e rekordit për ato disiplina. Evro do të mbahet mënd ndërkombëtarisht për renditjen e para në 1500 metra në Mitingun ndërkombëtar të Atletikës në Nicë, Francë në vitin 1984.a

Pavlina Evro, e cila është emëruar që nga Janari i 2015-s, si Konsulle e Përgjithshme në Selanik, ka fituar dashurie e të gjithë emigrantëve që jetojnë në shtetin fqinj. Kjo falë punës së saj të devotshme dhe duke qenë gjithmonë afër problemeve të emigrantëve. Ajo, zemërmira, e dashura, diplomatja e denjë dhe sportistja e talentuar siç e cilësojnë, ka hapur të gjitha dyert e Konsullatës duke thyer barrierat e sporteleve dhe duke shmangur orët e gjata që emigrantët kalonin duke pritur për të zgjidhur problemet përkatëse. Ajo është kthyer në një model të talentuar dhe admirohet nga të gjithë. Në rrjetin social Facebook mund të lexosh me mijëra komente ku e përkrahin për punën e mrekullueshme dhe për ndihmën që ajo u jep emigrantëve. Disa mund ti lexoni më poshtë duke bërë kështu një reportazh të paautorizuar për Pavlina Evron, vlerën kombëtare.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë reaguar në rrjetin social Facebook duke shkruajtur opinionet më të mira për Konsullen e Selanikut. Komente ka pasur edhe nga personalitete të lartë si Marieta Zaçe etj… Shqiptarët Socialist të Greqisë i kanë dedikuar disa rreshta kësaj zonje të nderuar plot me vlera.Sot do të doja t’i kushtojmë të gjithë pak kohë një zonje të nderuar, Kampiones dhe Konsulles së Konsullatës së Përgjithshme në Selanik, zonjës Pavlina Evro. Jemi dëshmitarë që të gjithë që në Selanik ku ne shqiptarët e Greqisë së Veriut i drejtohemi Konsullatës Shqiptare, mbizotëron një situatë krejt tjetër që prej Janarit të 2015 , ku Konsulle e Përgjithshme u emërua zonja Pavlina Evro.

Nga përvoja personale, por dhe nga qindra dëshmi të bashkëkombësve tanë këtu, me bindje them që funksioni i Konsullatës nën drejtimin e Konsulles së re, deri sot është perfekt. Për vetë faktin që për herë të parë një Konsulle ulet , dëgjon , përqafon dhe përpiqet tu gjejë zgjidhje problemeve të çdo lloj natyre të shqiptarëve, brenda caqeve që i lejon ligji ndërkombëtar i bashkëpunimit. Por zonja Evro, përveç profilit institucional për më shumë se 9 muaj ka shpalosur dhe profilin njerëzor, atë të bashkëkombëses, bashkudhëtares në rrugën e gjatë të emigracionit. Për herë të parë një Konsulle hap zyrën e saj për bashkëkombësit, duke hequr kështu limitin e sportelit të ftohtë dhe burokrat. Zonja Evro bëhet dëgjuese dhe zëdhënëse për çdo çështje, nga më e vogla deri tek më madhorja.

Nëse deri dje dikush do të hynte në Konsullatën e Selanikut me drojë dhe frikë, sepse askush nuk e dinte si mund të zgjoheshin nëpunësit e Konsullatës, sot hyn me derën hapur, pa pritur në radhë shumë-orëshe, shkatërruese dhe poshtëruese. Çështjet dhe problemet zgjidhen shpejt, sepse është rregulli që zonja Evro i ka imponuar me sjelljen dhe fisnikërinë që e karakterizon vartësve të saj. Natyrisht që është shërbim publik, ku mund të ketë edhe ndonjë nervozizëm apo incident, por shqiptarët e Greqisë së Veriut harruan çdo të thotë ” Konsull i pa prekshëm, i pa arritshëm”…harruan radhet e gjatë, harruan ryshfetin dhe poshtërimin që rëndom për vite me radhë kishin mbartur nga ky shërbim. Me bindje them që zonja Evro, ashtu siç mban akoma mbi supe Titullin e Kampiones , duke bërë krenare breza të tërë shqiptarësh, dikur do të mbajë mbi supe titullin e Konsulles Shembull për disiplinën, rregullin, sjelljen e mirë , respektin , humanizmin që tregon për bashkëkombësit e saj nga njëra anë dhe drejtimin strikt, rigoroz dhe dinjitoz që ushtron në këtë Shërbim Publik, ku në qendër janë mijëra çështje dhe probleme humane. Sot realiteti i këtij Shërbimi qëndron shumë, por shumë herë më lart falë zonjës Pavlina Evro. Qe një nga zgjedhjet më të mira që Ministria e Punëve të Jashtme bëri për komunitetin shqiptar dhe ndoshta pa hiperbolë dhe unike në rastin e saj.

Yiota Sasopoulou
Një doktoreshë greke, drejtuese e një fondacioni, Yiota Sasopoulou, ka shkruar kështu: Pavlina Evro Ylli, konsulli i përgjithshëm në Selanik, nga garat ndërkombëtare të atletikës në garat e diplomacisë botërore! Një përfaqësim i jashtëzakonshëm në qytetin tonë!

Marieta Pronari Zace
Ish, kampionia e viteve 1970_1980, pedagoge, ish sekretaria e shtetit për sportin në vitet 1992_1996, Marieta Pronari Zaçe, e shoqja e Kushtrim Zaçes ka shkruar një koment për Pavlina Evron: Vetëm tani e ula dhe po lexoj këtë dedikim kaq të bukur e të ndjerë nga mikja, e talentuara, ylli i atletikës shqiptare, bashkëqytetarja e nderuar, modestja, e mira Pavlina Evro. Dedikim, i cili bashkë me komentet, jo vetëm më prekën, por më dhanë dhe emocion të veçantë, sepse vërtet unë dhe Kushtrimi u bëmë një simbiozë vlerash, të cilat ishin ndërthurur në mënyrë të tillë, sa ikja e njërit sikur prishi gjithçka të bukur. Por njëherësh i shpreh mirënjohje të veçantë Pavlinës për shpirtin e madh që ka, për punën e pasionin që demonstron edhe tani në detyrën e saj te konsullit në marrëdhëniet me njerëzit. Ne krenohemi për çdo person që nga fusha e sportit evokon vlerat më të mira njerëzore! Faleminderit Palkë (kështu të thërrisnin shoqet se unë i takoj një brezi më të madh se Pavlina . Të uroj ty e bashkëshortit tënd , fëmijëve tuaj mbarësi e suksese në jetë! Me shumë respekt e dashuri!

Burimi: Telegraf.al