Ka qënë, mbetet dhe po investohet që të jetë qëndra kryesore historike pazari I vjetër I qytetit të Korçës. Kjo qëndër tregëtare që pati në lulëzimin e saj rreth 1900 dyqane prej guri, Bezistanet, pazarin e grave, por edhe hanet e famshme, sheshet e tregëtimit, vatra mësimi dhe zyra avokatie. Si filloi, mori jetë dhe zhvillim pazari I Korçës?
Përreth xhamisë së madhe të Mirahorit, nisën të ngrihen njëra pas tjetrës furrat e bukës, dyqanet e ushqimeve, të bulmetit, të frutave dhe zarzavateve.

Më pas, u shtuan kafenetë, lokalet tip restorante dhe dyqanet e zejtarëve. Në lagjen e xhamisë së madhe, gjithshka ishte vendosur dhe po zgjerohej sipas një rregulli të paracaktuar mbi popullimin dhe funksioninin e tregëtisë. Në qëndër të pazarit janë vendosur më herët bakejtë ( dyqanet ushqimore) të vajit dhe të ullinjve. Erdhën e u vendosën rrobaqepësit, këpucarët, orëndreqësit, argjendarët, mjeshtrit e punimit të qyrkut, të shajakut, kapelebërësit (qylafeve), të pëlhurave dhe stofrave.

Në periferi zuri vend pazari I bagëtive, shpendëve, lëkurëpunuesit, samarxhinjtë, teneqexhinjë, zilexhinjtë e zeje të tjera të kohës. Por, si mundi dhe ja ariti ‘ Lagjia e xhamisë’ një qëndre kaq të zhvilluar tregëtare? Aq e fuqishme, me rëndësi ekonomike të veçantë sa ta kishte zili Stambolli dhe Janina frikë? Kjo ka spjegimin e saj. Pas ndërtimit të xhamisë së Iljaz bej Mirahorit, u ngrit edhe Imareti ( qëndra sociale) që të varfrit dhe fëmijët e tyre të kishin ushqim e mos flinin pa bukë. U ngrit më pas Medreseja dhe një Hamam në shërbim të njerzve në nevojë. Njëri pas tjetrit u shtuan edhe hanet, për ata që udha do t’i sillte në Korçë, që të kishin se ku të fusnin kokën dhe të kalonin natën. Pazari I Korçës u harmonizua si një mrekulli që mahniti edhe udhëtaren e famshme angleze Edit Durham.

E cila ka lënë mbresat me shënimet e saj nga vizita në vitin1904. ‘Korça është një qytet I habitshëm. Është I pastër, shumë I pastër! Më I pastri që unë njoh në Perandorinë turke, me rrugë të drejta, të shtruara mirë, pa zagarë dhe plehra’ ka shkruar Edit Durham. Pazari I Korçës merte një gjallëri të jashtëzakonshme ditën e shtunë. Vinin tregëtarë e njerëz mizëri. Nga Kosturi, Manastiri, Prespa, Kolonja, Devolli, Pogradeci, Përmeti. E gjallëronin sidomos të ardhurit nga zonat e afërta; Gora, Opari, Voskopoja e Vithkuqi. Nga Greqia vinin prej Follorine, Janine dhe Selaniku.

Ata që bënin tregëti nuk kishin kufizim e dallim feje a krahine. Myslimanë, ortodoksë, katolikë, hebrenj dhe kushdo kishte zotësinë e tregëtarit. Hanet e shumta, që rezultojnë 18 të tilla, dëshmojnë jo vetëm zhvillimin e pazarit të Korçës, por edhe zonat nga vinin prurjet në mallra e njerëz të këtij pazari.
Një nga këto hane, më pak I përmendur ndoshta, është ai I patriotit të shquar Orhan bej Pojani. Në hanin e tij mblidheshin tregëtarë dhe atdhetarë nga më të dëgjuarit e kohës, aty nga fundi I shekullit të kaluar.

Pazari I Korçës është djegur e dëmtuar rëndë tre herë nga mesi I shekullit XIX e këtej. Herën e fundit u dogj në vitin 1879 në orën 01.30 pas mesnate sipas dëshmive historike. Një anë sa e errët aq edhe intriguese në egzistencën e pazarit të Korçës. I cili u ringrit nga hiri edhe për herë të tretë me dyqane prej guri. Nga ato që mbeten trashëgimi edhe sot, prej kësaj qëndre tregëtare që mbart zanafillën e qytetit dhe zhvillimit të Korçës.

Burimi: Korcareport.com