Pazari i Krujës, thesar historik Sa herë që kam vajtur në shqipëri kam ndaluar në Krujë dhe jam kthyer me valixhet plot punime artizanale.

Pazari i vjetër i Krujës, i cili fal Fondit Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim dhe Bashkisë së Krujës, është restauruar dhe mbetet një ndër pasuritë kombëtare të vendit;

Eshtë një strukturë që dëshmon lashtësine, historinë, kulturën dhe traditat e vjetra shqiptare si pak vende tjera brenda në shqipëri; Një faqe e hapur e historisë sonë per t’u lexuar nga shqiptarë e të huaj.

Ndërkaq, pazari u ofron vendasëve dhe turistëve objekte artizanale punuar me dorë si pak vënde tjera në Europë. Thënë këtë, ju kërkoj të gjithë shqiptarëve anembanë në diasporë, në trevat etnike dhe brënda në shqipëri ta mbajnë gjallë këtë pjesë të historisë sonë të lavdishme duke dhënë mbështetjen tuaj, më saktë, duke blerë dhe kontribuar sa herë vizitoni Krujën legjendare.

Jo vetëm që do mbani gjallë traditat, historinë, dhe objektet tona kulturore por do mbështesni nëna shqiptare që me duartë e tyre të arta na mbajnë gjallë kulturën e na sjellin objekte të mrekullueshme të traditave shqiptare punuar me kujdes dhe dashuri.

Mbështetni nënat, gratë shqiptare; Mbështetni kulturën, traditat dhe historine tonë.

Nga Anjeza Bojku /Naishtedikur.info