Aktorja spanjolle Penelope Cruz është e njohur për rolet në filma të tillë si “Vanilla Sky”, “Blow”, “Nine” dhe rolin e saj në filmin “Vicky Cristina Barcelona” ku fitoi dhe çmimin Oscar.

Kush është Penelope Cruz?

Lindur në Spanjë në vitin 1974, aktorja Penelope Cruz studioi balet klasik kur ishte ende e vogël dhe më vonë u zhvendos në Hollywood, për të ndjekur ëndrrën e aktrimit. Ajo shumë shpejt luajti disa role përkrah Matt Damon dhe Tom Cruise. Ajo fitoi Oscar – duke u bërë aktorja e parë spanjolle që fiton një çmim Oscar – për roln e saj në filmin Vicky Christina Barcelona (2008). Cruz u martua me aktorin spanjoll Javier Bardem, aktor të cilin ajo e kishte partner në filmin më të suksesshëm për karrierën e saj.

Filmat në Hollywood
Në moshën 25-vjeçare, Cruz mori vendimin e guximshëm për t’u zhvendosur në Hollywood. Me karrierën e saj gjithnjë në rritje ajo luajti një rol fantastik në filmin “Woman on Top” (2000). Në të njëjtin vit, ajo luajti rolin protagonist në romancën e Billy Bob Thornton, “Western All The Pretty Horses”.

Filmi i radhës i Cruz, “Abre Los Ojo”s, rrëmbeu vëmendjen e regjisorit Cameron Crowe dhe ikonës së filmit Tom Cruise. I impresionuar nga skenari dhe aktorja, Cruise mori Cruz për të risjellë në kinematë botërore filmin klasik amerikan: “Vanilla Sky” (2001). Filmi e ndihmoi Cruz të rriste imazhin e saj në knemanë amerikane dhe lidhja e supozuar mes saj dhe Cruise e vuri atë në titujt kryesorë të shtypit amerikan të kohës.

Cruz vazhdoi më tej duke provuar afësië e saj të aktrimit. Ajo po kërkonte ta vendoste veten në mesin e aktoreve ikonë të Hollyëood dhe e nisikëtë rrugëtim në filmin ku luajti bashkë me Johnny Deep, “Blow”. Po atë vit, ajo u shfaq në filmin Mandolin nga Captain Corelli; ajo u nominua për çmimin Aktorja më e Mirë nga Festivali Evropian i Filimit.

Në vitin 2005, Cruz u shfaq në Sahara, në një komedi aventure. Ajo u përfol për një lidhje me Matheë McConaughey, i cili ishte dhe partneri i saj në film. Por çifti u nda shpejt për shkak të impenjimeve profesionale.

Filmat e fundit
Cruz u rikthye në filmat spanjollë. Bandidas (2006) ishte filmi i radhës ku ajo luajti me mikeshën e saj Salma Hayek. Po atë vit, ajo luajti në filmin “Volver”, një film tjetër të regjisorit Almodóvar. Për rolin në “Volver” të cilin Almodovar e kishte rezervuar posaçërisht për të, ajo u nominua për çmimin Oscar si Aktorja më e Mirë. Një vit më vonë, Cruz fitoi Oscarin e parë (aktorja më e mirë në rolin mbështetës) për filmin e Ëoody Allen, “Vicky Cristina Barcelona” (2008).

Cruz u ribashkua me Almodóvar një vit më vonë për filmin “Los Abrazos Rotos” (2009). Në të njëjtin vit, ajo luajti rol mbështetës në filmin “Nine”, së bashku me Daniel Day-Leëis. Cruz luajti Carla, guran e një regjisori italian (Daniel Day-Leëis) dhe për këtë portretizim Cruz mori nominimin e radhës për Oscar.

Cruz vijoi në filmin Sex in the City 2 (2010). Në vitin 2011, ajo u ribashkua me Johnny Depp në filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”. Ajo u ribashkua me Ëoody Allen në vitin 2012 në filmin “To Rome ëith Love”. Në vitin 2013, Cruz punoi me Pedro Almodovar përsëri në filmin “I’m so Excited” (Los amantes pasajeros). Gjatë kësaj kohe, ajo gjithashtu luajti rol më serioz.

Në vitin 2015, ajo luajti rolin rotagonist në filmin spanjoll “Ma Ma”, filmin në të cilin ajo ishte dhe producente. Në vitin 2016 ajo luajti rolin e një agjente sekrete në filmin “Zoolander 2”. Në 2017, luajti rolin e ikonës së modë Donatella Versace në pjesën e dytë të filmit të Ryan Murphy, me titull Assassination of Gianni Versace. /Konica.al