Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë.

Për pleshtin djeg jorganin.

Rrugë e gjatë pret shkurtër.

Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen.

Sherri do nge, davaja do para.

Shkallët ngjiten shkallë-shkallë.

Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën.

Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin.

Uthulla e fortë plas gurin.

Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit.

As topi i Ali Pashës s’e tund.

Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”.

Avash Beg se ka hendek.

Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë.

Baste e budalla, motër e vëlla.

Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë.

Daullja bie për ata që kanë veshë.

Del çiraku më i mirë se ustai.

Dy gjela në një vikt, s’këndojnë.

Dhi e krimbur, bishtin përpjetë.

Edhe vali je, shiko ku ishe dje.

Ena bosh zhurmon më tepër.

Është nga ai gur që thyen çekan.

Fjala pa punë, si peshku pa lumë.

Fjalë pak e punë shumë.

Fol me ty, fol me murin.

Gjëmon voza që nuk ka verë.

Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu.

Hiqu det se do shkojë lumi.

I gjen mushka drutë.

I mbushet mendja, atij që ka mend.

Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë.

Paraja nuk i zgjedh njerëzit.

Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë.

Ku ka zemër ka dhe krahë.

Malet tunden, po nuk bien.

Me fal gjakun është burrni.

Mos kij turp nga kush s’ka turp.

Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje.

Mushka do dru, e demi kular.

Mos u fshi si miu prapa poçes.

Në kudhrën e nxehtë, s’rrihet me çekan druri.

Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen.

Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.

Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë.

Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë.

Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet.

Kënga për darkë, brenga për drekë.

Kush mori udhë, dhe do të lodhet.

Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet.

Kush ka turp, vdes për bukë.

Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë.

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë.

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha.

Mjer ai që pret nga tjetri!

Mjer puna ime, qe se bani dora ime.

Mos shko maz pas pele.

Mos shko pas qerres së tjetrit.

Mos u ban mjaltë, se të han mizat.

Nën hije as bari nuk ngren krye.

Nuk rron peshku pa ujë.

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin.

Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.

Për çdo punë, puth dorën tënde.

Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri.

Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.’/Naishtedikur.info