Ndoshta një prej këngëve më të mira shqipe që flet për dashurinë, “Për një cast më ndali zemra” është krijim muzikor i veçantë i Rovena Dilos dhe Pirro Cakos.

Një prej hiteve më të mëdha shqiptare, kënga morri pjesë para disa viteve në Festivalin ‘Kënga Magjike’ në Shqipëri. Në vitin 2001, saktësisht, kënga morri vendin e parë në këtë festival, shkruan KultPlus.

Në këngë kanë punuar Timo Flloko dhe Pirro Cako, si tekstshkrues e kompozitor, ndërsa zëri i Rovenës veç sa i ka dhënë jetë edhe më shumë një kënge legjendare si kjo.

Asokohe edhe Rovena edhe Pirro tanimë ishin të njohur për publikun shqiptar, me pjesëmarrjet e tyre nëpër festivale dhe ngjarje kulturore të asaj kohe. Të dytë edhe sot janë emra të njohur, ndërsa kjo këngë mbetet himni i karrierës së tyre. / KultPlus.com