Ditën e djeshme, aktori i njohur i humorit Gëzim Kruja ka zhvilluar ditëlindjen e tij të 80-të. Të shumtë kanë qenë miqtë që e kanë vizituar aktorin, i cili prej vitesh vuan nga problemet shëndetësore. 

Edhe Zef Deda, i cili i ka dërguar edhe një tufë me lule ka qenë ditën e djeshme në shtëpinë e mikut të tij, që prej vitesh kanë qenë bashkë në skenë. Gazetari e ka pyetur Krujën nëse ishte vizituar nga ndonjë përfaqësues shteti.

Në emër të tij është përgjigjur Zef Deda, i cili me nota humori është shprehur se të gjithë e kujtojnë humorin e tij dhe duan ta shohin në skenë. Por ka pranuar më pas se askush nuk është interesuar më për të.

Gëzim Kruja për shkak të problemeve shëndetësore nuk mund të flas, ndaj miqtë i ka pritur vetëm me buzëqeshjen e tij.

Burimi: Gazeta Shqiptare – Gsh.al