E di, pas dere do pres një cast

Në portën time po trokas
si zakonisht , në mbrëmje vonë.
E di, pas dere do pres një cast,
grimohen lodhjet ndërkaq në dhomë.

Është gruja ime e rraskapitur,
në fytyrë po hap pak krem,
Ajo , e bukura e botës,
s’ka forcë të qeshë. Dhe buzëqesh.

Ka mbajtur djalin, ka bërë gjellën,
shkruar ditarin, larë shtëpinë, 
ka pritur miqtë, ka larë enët, 
ka ndezur zjarrin dhe dashurinë.

Dhe rraskapitjen kyc brenda vetes,
se dashuron , s’thotë dot u lodha!
Si Galile më vjen të them:
-Rreth dashurisë vërtitet bota!/Naishtedikur.info

Teodor Keko – 1990

Marrë nga muri i FB të shkrimtarit Teodor Keko
Përgatitur për naishtedikur.info nga E. Troplini