PËR TY ËNDËRROJ – Teksti Anita Bitri, Muzika Edmond Xhani.

PËR TY ËNDËRROJ

Ti je shumë larg meje, të lash unë në vetmi
Mos mendo se zemra, pa ty më ka gëzim
Këtu jam pa ty, një trup unë e pashpirt
Dhimbja është e madhe, atë e di dhe ti…

Deti është i kaltër, atë shumë mirë e di
Puthja është e ëmbël, atë ma fale ti
Ndarja është e hidhur, oh sa pa kuptim…

Ditët po kalojnë, unë ty nuk po të shoh
Zemra po rënkon, zemrën tënde kërkon
Kujtimet vazhdojnë, për ty unë ëndërroj….

Kur të shoh në ëndërr, ti shpirtin ma ngacmon
Kur të shoh kur ecën, unë një ëngjëll shoh
Kur të shoh kur flet, gjithë botën ma dhuron
Jam një skllave e jotja, unë nuk dua askënd…

Kam një mall të madh atë kush nuk ma di
Vetëm ëndërroj, kur ishim bashkë të dy
Ecnim nëpër natë, unë edhe ti
Të ngacmoja unë, sa bukur qeshje ti…

Rri mendoj e vetme, pse të na ndodhë kështu
Mijra kilometra na ndajnë ne të dy
Ty që shumë të desha, të lash unë në vetmi
Mërgim je mallkim, mallkim në shpirtin tim…

Kёtё poezi Anita Bitri e krijoi pёr kёngёn e dhjetё tё albumit tё saj tё parё “Malli”

Texti i kesaj kenge eshte shkeputur nga faqja www.anitabitri.com