Gjithçka zhvillohet në Italinë e viteve ’40-të. Carmen de Blasco, e martuar me një fashist, bie në dashuri me një mik të babait, partizanin e ri Armando Zani. Në fund të luftës, Carmen sjell në jetë vajzën e tyre, Xhulia, e kthehet sërish tek bashkëshorti.

Dy dekada më vonë, Xhulia bie në dashuri me studentin Ermes Corsini e pavarësisht kësaj, ai vendos të martohet me trashëgimtaren e pasur e egoiste, Marta Montini. Vite dhe një martesë e dështuar më vonë, Xhulia ribashkohet me dashurinë e jetës. Ermes është i lodhur nga Marta, kështu që nis një lidhje jashtëmartësore me Xhulian. Një ditë, ajo diagnostikohet me një sëmundje të tmerrshme…

Aq i dashur u bë personazhi i saj, sa sot e kësaj dite, çdo mama mallëngjehet kur krejt papritur në ekran shfaqet “Përgjithmonë Xhulja”./Naishtedikur.info