Aktorja e njohur Tinka Kurti ka dalë nga spitali pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.  Gazetarja Fatmira Nikolli konfirmon për Gazetën Shqiptare se Artistja e Popullit e ka kaluar situatën e vështirë pas katër ditësh nën monitorimin e mjekëve.

Ajo qe shtruar me urgjencë të martën me 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar. Pas katër ditësh e shtruar, ajo ka lënë sot spitalin dhe është kthyer në shtëpi.

Spitali Amerikan pati marrë përsipër kurimin e saj. Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës në data 30, 31 janar dhe , 2 dhe 3 shkurt.

Pas shtrimit të saj në spital Teatri i Operës i tha “Gazetës Shqiptare” se pjesa me Tinkën ishte një material audiovizual i regjistruar dhe do të shfaqej në një projektor.