Përnjëherësh
U ndala dhe mendova për një moment
E kuptova
Ti nuk do të kthehesh

Dhe ndjenja më goditi përnjëherësh
Numërova lotët dhe gati një milion të tillë dolën 
sytë mu lagën
dhe ëndrrat mu shkatërruan
përnjëherësh

Qëkur të kam takuar
Je i vetmi që e kam dashuruar
dhe nuk mund të të harroj
edhepse më duhet e vetme të vazhdoj

Përnjëherësh
Po lundroj në një det të vetmuar
Që ti të kthehesh te unë, duke shpresuar
Dhe kjo është e vetmja gjë e rëndësishme

Përnjëherësh
Po lundroj në një det të vetmuar
e kapur për kujtime
më e lënduar nga sa ti mendon
sepse nuk shihet 
Përnjëherësh

Përnjëherësh
Shikova përreth dhe të gjeta me një tjetër
në krahët e dikujt tjetër
dhe ëndrrat mu shkatërruan
përnjëherësh

Buzëqeshja që më jepje dikur sot është dielli i dikujt tjetër
të morri ajo
dhe më la mua me kujtime
përnjëherësh. /Kultplus.com

Teksti i këngës ‘All at once’ nga Whitney Houston. Përktheu në shqip A.S