“Lumturia e ka ndryshuar trajtën kohët e fundit. Më parë ishte ndryshe. Tani lumturi quhet ajo që firmat e ndryshme na shesin pas shumë reklamave. Makinat, veshjet, gjërat materiale, të cilat janë thjesht stimulim në trurin tonë. Ato çojnë drejt gjithë shenjave që po vihen re tek të rinjtë: stresi, ankthi, depresioni, frika e humbjes së gjërave me vlerë materiale që kanë.

A do ta dish se cila është gjëja më e mirë se lumturia? Mirënjohja. Ajo është dhuntia më e madhe dhe emocioni më i shëndetshëm për çdo person. Është i vetmi emocion që nuk varet aspak nga gjendja emocionale. Mund të jesh mirënjohës, edhe kur je i trishtuar. Mund të jesh mirënjohës, edhe kur je i nevrikosur.

Ti si po e jeton jetën tënde, si një thermostat, apo si një termometër? E dini se ku dua të dal me këtë pyetje? Termostati e krijon klimën dhe mjedisin, ndërsa termometri reagon ndaj tyre. Një person që është në kërkim të lumturisë, është gjithmonë duke reaguar ndaj mjedisit përreth. Një person mirënjohës e krijon dhe e ruan mjedisin e vetë. Si e mendon veten dhe jetën tënde?”