PËRRALLË E TREGUAR ME ZË TË ULËT

Kur linda unë ishte vjeshtë,
Kur linde ti ishte pranverë,
Kish gjelbërim dhe shira kish,
Bollëk i madh, por prapë fatkeqë.

Të vegjël jemi o Martin,
Askush në botë s’na vështroi gjatë,
Me përkëdhelje dhe fodullëk,
Na vunë një emër REFUGJATË!

Ti asnjeriu mos i thuaj, 
Që je fatkeq, që je jetim,
Bëj gati çantën, pak bukë, pak ujë,
Gjithë fati fati ynë është udhëtim.

Dhe kur të lodhesh mos kërko ndihmë,
Në tokë shtriu me qiell mbi sup,
Kur Zoti le një komb fatkeq
Është mirë të skuqet e të ketë turp.

~ Teodor Keko ~

Burimi: Kuarc media