“Yankee-it në Luftën e Madhe, kështu shpikën propagandën”, është dokumentari i ri i Roland Sejko, (David di Donatello për dokumentarin Anija, 2013) i realizuar nga Instituti Luce Cinecitta me mbështetjen e Presidencës së Këshillit të Ministrave risjell historinë në një periudhë të rëndësishme për Evropën. Filmi që lëviz mes lirizmit, fikson dokumentimin historik dhe një aftësi të madhe evokuese duke u ndalur veçanërisht në ndërhyrjen e SHBA në Evropë duke nisur nga shpallja luftë Gjermanisë në vitin 1917. Është treguar dërgimi i Batalionit 332 i mbërritur në Itali në vitin 1918 për ti ngritur moralin italianëve. 3 mijë ushtarë të veshur dhe të pajisur mirë u limituan në stërvitje.
Fryt i kërkimeve të përbashkëta të Gabriele Dautilia, Luca Giuliani e Roland Sejko dhe montazhin e Luca Onorati, punën muzikore të Riccardo Giagni, etj. vjen ky dokumentar.
I pyetur se si ka punuar në kërkimin për materiale ende të papublikuar, Roland Sejko thotë se arkivat janë gjithmonë në dispozicion dhe koncepti “të papublikuara” mbetet relativ. Fonde të ndryshme arkivore të vendeve të tjera nga lufta e parë botërore kanë imazhe të ndryshme parë nga kënde apo forma të ndryshme. E re mund të jetë edhe mënyra se si përdoret materiali. Mund të marrë një vlerë metaforike duke krijuar një tip tjetër rrëfimi.

Dokumentari të çon gradualisht brenda botës njerëzore të ushtarëve: Nga një pamje e jashtme arrijmë të prekim vuajtjen dhe dëshpërimin e luftëtarëve, për shembull në një sekuencë të një të riu pre e një krize çmendurie.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka nderuar me titullin kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë regjisorin shqiptar Roland Sejko, me propozim të Ambasadës Italiane në Tiranë, për kontributin e tij kulturor në fushën e kinemasë duke ndihmuar në njohjen e dy vendeve reciproke Itali-Shqipëri.

“Titulli i dokumentarit tim të parë ‘Shqipëria, vendi përballë’ ilustron marrëdhëniet mes dy vendeve”, shpjegon Sejko, “që kanë qenë tema kryesore për të gjithë punën time. Shqipëria është vendi që italianët e shohin “nga ballkoni”. Raporte të forta që nga viti 1945, para se të arrinte komunizmi dhe të zbarkonin shqiptarët me anije, përpara 25 viteve në Itali. Në punimet e mia të fundit kam dhe “Arkitektura Italiane në Shqipëri”, e paraqitur gjatë javë së kulturës italiane”, tha Sejko.

Ndërsa, në filmin “Anija” trajtohet eksodi i shqiptarëve në vitet 90”, është shprehur regjisori, i cili mbrëmjen e së mërkurës prezantoi në Kinema “Milenium” dokumentarin “Antagonisti” , kushtuar të ndjerit Gramoz Pashko.

Titulli kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë do t’i dorëzohet ditën e premte në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë nga ambasadori Alberto Cutillo.

lindur në Elbasan në 1968, Roland Sejko, u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës përpara se të vendosej në Itali në vitin 1991, ku punon pranë Institutit Luce (shtëpia filmike më e vjetër në Itali) dhe merret me aktivitete të ndryshme si arkivist, prodhim dhe distribucion filmash.

Nga Bardha Nergjoni/Konica.al