110 vjet më parë, në dhjetor të vitit 1909 me vendim të Kongresit të Elbasanit do të krijohej normalja e parë e Elbasanit, si i parë institucion në vend që do të përgatiste mësues e do të përhapte gjuhën shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Të shumta kanë qenë aktivitetet me rastin e kësaj datë të shënuar, jo vetëm për Elbasanin.

Normalistët e ftuar ndanë mes tyre kujtimet dhe traditat e një arsimi dhe kulture që do të jetojnë gjatë në këtë qytet.

Mësuesit e parë të normales do të pushtonin të gjitha trojet shqiptare, që nga zonat e thella malore, Kosova, Çamëria apo në çdo cep ku duhej përhapur gjuha amtare, pa të cilën një komb është i destinuar të zhd, uket. Normalja e Elbasanit mban titullin e lartë “Nderi i Kombit” akorduar nga Presidenti i Republikës.

 Burimi: KultPlus.com