Një burrë 27 vjeçar në Pakistan i cili është 459 kg ka vënë shpallje se është në kërkim të një gruaje. Të gjitha zonjushat të cilat janë të interesuara duhet të arrijnë kriterin e peshës pasi peshëngritësi nuk do marrë në konsideratë asnjë femër e cila peshon më pak se 100 kilogram.

Arbab Khizer Hayat ka refuzuar deri në 300 kandidate të mundshme pasi ato ishin shumë të vogla për përmasat e tij gjigante. Një tjetër kriter të cilin vajza fatlume duhet të plotësojë është që të jetë një kuzhiniere e shkëlqyer për tu kujdesur për 10 mijë kaloritë në ditë që duhet të marrë burri i saj.

“Unë dua të takoj një grua që peshon të paktën 100 kilogramë ajo duhet të jetë mbi 1.90 metra e gjatë, kështu që në nuk do stonojmë me njëri-tjetrin. Unë kam nevojë për një grua me peshë të rëndë që të mos e lëndoj atë. Të gjitha gratë që kanë dashur të martohen me mua deri më tani kanë qenë shumë të dobëta”, -u shpreh ai.

Ai ka 7 vite që kërkon dëshpërimisht të martohet dhe ka takuar rreth 300 vajza, të cilat të gjitha kanë qenë me peshë mesatare./Fjala.al