Home KATEGORI Art - Kulture Peter Bici si legjendë e skenës underground të skejtbordit në Amerikë

Peter Bici si legjendë e skenës underground të skejtbordit në Amerikë

134
0

Pak prej jush mund të dinë se kush është Peter Bici, e kjo për faktin se tashmë kanë kaluar rreth 15 vjet nga koha kur Peter arriti majën e suksesit. Falë një shkrimi në numrin e ri të revistes “VMan”, ne arritëm të mësojmë diçka më shumë rreth një prej shqiptarëve më të veçantë të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Përpara Rita Orës…ishte Peter Bici

Përpara se Rita Ora të shfaqej në reklamat e Calvin Klein kudo nëpër botë, një tjetër shqiptar kishte bërë diçka të tillë rreth një dekadë e gjysëm më parë. I njohur në qarkun e Nju Jorkut si një prej skejtbordistëve më të mirë,Peter do të testohej nga agjentët e reklamave të Calvin Klein Jeans, për fushatën e tyre të rradhës.

Një muaj më vonë…imazhi i tij gjendej kudo, duke i dhënë për një moment një eksperiencë magjike në botën e modës, e cila do të pasohej me sfilata për L.V, Versace etj, e festa nën shoqërinë e Donatella e Gianni Versace, Marc Jacobs, Bridget Hall etj.

Peter Bici si legjendë e skenës underground të skejtbordit në Amerikë

Megjithatë karriera e tij si model ishte e shkurtër, pasi në rradh të parë Peter Bici ishte një prej skejtbordistëve më të njohur në underground_in e Nju Jorkut (ai tashmë njihet si profesionist në këtë sport). Ai është një legjendë e skejtbordit në këtë shtet, duke punuar me të famshmit Zoo York,Think,EMB,Venture etj të cilët organizonin turne skejtbordi në mbarë Amerikën (të dokumentuara në Tv dhe video).

Në vitin 1997 ai do të merrte titullin profesionist dhe si simbol do të përdorte flamurin shqiptar. Peter ka folur gjithmonë me krenari për prejardhjen e tij shqiptare dhe flet shumë mirë shqip.

Peter në kinematografi

Pavarsisht se eksperiencat e tij në kinematografi janë të pakta,ai ka marrë pjesë me një rol të vogël në një prej filmave më të mirë dhe më influencues,të kinematografisë amerikane “KIDS” (gjithashtu dhe një prej filmave të mi më të preferuar)

Peter Bici sot

Sot Peter punon në Manhattan si zjarrfikës. Ishte thjesht një zgjedhje e tij, në një moment kur filloi të ndihej “i ngopur” me skenën e skejtbordit dhe mënyrën sesi po ndryshonte me një shpejtësi të madhe e po kthehej në një sport nga underground në masiv.

Ndërkohë që vazhdon në kohën e lirë të merret me promovimin e këtij sporti dhe stilit të tij nëpërmjet publikimeve të ndryshme në revista si dhe linjave të veshjeve (UXA X ëemoto Colab 2012.

Burimi: revistaalbaniac.blogspot.com