PIKË E LOTËVE TË MIA
Në kuvendin e përzjerë
Pate pyetur mik i ngratë
Ç’punë bëj e ku kam lerë
Në kam Nënë e në kam At.
Varg e varg me përgjërata
Para sysh më venë e vinë
Seç m’u ndrit ky lot që pata
Miq-o kimani zilinë.
Unë që atëhere dot nuk munda
T’i përgjigjem me një çast
Pasi vonë ta mata shtatin
Kam vendosur të të flas.
Më pat lindur vendi i Zotit
Dhe bëj punën e njeriut
E për prind kjo pikë e lotit
Nga më zbriti vetvetiu.
E në dhembjet venë e vinë
Jam gati të vuaj më
Kush s’ma njohu dhemshurinë
S’më pat njohur kurëgjë.
Bukuria-bukuria
Më pat puthur mu në ballë
Pikë e lotëve të mia
Vetëtin si gur i rrallë.
~ Lasgush Poradeci ~