Ishte njëherë një mbret, i cili shpalli një çmim në të gjithë vendin : Ai ftoi të gjithë artistët të pikturojnë paqen dhe piktura më e bukur do të merrte një shpërblim.

Të gjithë piktorët në të gjithë vendin punuan me padurim dhe sollën pikturat e tyre te mbreti. Nga të gjitha pikturat, mbretit i pëlqyen dy. Ai duhet të zgjidhte midis të dyjave.

E para ishte një reflektim perfekt i një liqeni. Në liqen pasqyroheshin malet piktoreske, të cilat e rrethonin atë dhe mund të shihje re të vogla në ujë. Gjithkush që e pa foton, mendoi menjëherë për paqen.

Piktura e dytë ishtë krejt ndryshe. Edhe këtu mund të shikoje male, por këto ishin të thyer dhe të zhveshur. Në qiellin e zymtë e të errët mbi male mund të shihje shiun, vetëtimat e rrufeshme dhe të dëgjoje zhurmën e bubullimave. Në një nga malet, një ujëvarë zhytej në thellësi duke u përplasur me pemë, gurë dhe kafshë. Të gjithë ata që e panë këtë pikturë nuk e kuptuan pse ishte lidhur me paqen.

Por mbreti pa pas ujëvarës një shkurre të vogël që rritej në shpatin e thyer të shkëmbit. Në këtë shkurre të vogël një zog kishte ndërtuar folenë e tij. Atje në stuhinë e furishme në këtë vend jo-mikpritës, zogu ishte ulur në folenë e tij – në paqe të përsosur.

Mbreti zgjodhi si fituese figurën e dytë dhe e justifikoi atë si më poshtë:
“Mos lejoni që bukuritë e jashtme apo gjërat që duken perfekte në pamje të parë t’ju mashtrojnë: Paqja nuk është e nevojshme kur nuk ka probleme dhe luftë. Paqja e vërtetë sjell shpresë dhe, në të shumtën e rasteve, do të thotë të qëndrosh i qetë dhe të ndiesh paqe në zemrën tënde, edhe në rrethanat më të vështira dhe në sfidat më të mëdha “.

Burimi: Akropoli i Ri