Në fillesat e kinematografisë, roli i grave ishte shumë i madh. Por, çfarë ndodhi pastaj? Kritikja e artit në BBC, Caryn James, kujton pionieret e filmit. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi sjell më postë.

Emri i Cleo Madisonit është pak e njohur sot, por në vitin 1916 ishte aktore e njohur e ekranit të madh, duke bërë më vonë kalimin në shkrimtare dhe regjisore. E pyetur nëse kishte frikë të bënte regji, thuhet se tha: “Pse? Kam parë burra me shumë më pak tru”!

Madison nuk ishte më e talentuara nga bashkëkohëset e saj, megjithëse ishte e mirë në hartimin e citateve. Kuptohet, ajo nuk e ka asnjë votë në sondazhin e BBC-së për 100 filmat më të mëdhenj të bërë nga gratë. Nga 100 filmat, 63 për qind janë bërë pas viteve 1990 dhe një çerek janë që nga viti 2010.

Por, çka ndodhi me bashkëkohëset e saj?

Pamje nga filmi i Lois Weberit i vitit 1916, “Këpucët”

Ato që shfaqen në listë janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Së pari, filmi “Këpucët” i Lois Weberit nga viti 1916 (numri 79 në sondazh), tregon historinë e një gruaje të re të klasës punëtore të joshur pa refuzim nga një horr i pasur, veç për të pasur një palë këpucësh moderne. Weber nuk moralizon dhe aspekti social i filmit dhe narracioni e bëjnë atë të fuqishëm madje sot.

Pamje tjetër nga filmi “Këpucët”

Tjetra në listë, në mënyrë kronologjike, vjen një dekadë më vonë. Regjisorja gjermane Lotte Reiniger me filmin e vitit 1926, “Aventurat e Princit Ahmed” (vendi 42), ka bërë vepër me silueta bazuar në një histori nga “Një mijë e një net”.

Ndërsa, regjisorja franceze Germaine Dulac, më 1928 bën filmin “Guaska dhe kleriku” (vendi71), një film i shkurtër surrealist ku një klerik i ligë është i fiksuar pas një gruaje që vesh një sytjena të bëra nga guaskat.

Shumë tituj të tjerë vlen të përmenden, nga komeditë e bëra nga Mabel Normand deri te melodramat nga Dorothy Arzner. Megjithatë, ekziston një arsye e thjeshtë pse nuk ka më shumë filma të vjetër në sondazh. Për të qenë të sinqertë, shikimi i filmave të hershëm ndonjëherë mund të duket si detyrë shtëpie. Nga tre filmat e sipërpërmendur, mbase vetëm “Këpucët” kanë emocion dhe dramë për të rrëmbyer një audiencë bashkëkohore.

Pamje nga filmi “Guaska dhe kleriku”

Lëshimi më i dukshëm është Alice Guy Blaché. Ajo ishte gruaja e parë regjisore që madje kishte studion e saj të filmit. Megjithatë, ka marrë pak vota: shtatë, në krahasim me qindra p.sh. për regjisoret Agnès Varda dhe Kathryn Bigelow. Guy Blaché mund të jetë gruaja e vetme më e rëndësishme në historinë e kinemasë, por p.sh. vepra e saj “Zana e lakrës” duket pa rëndësi në krahasim me veprën “Piano” nga Jane Campion (në krye të sondazhit).

Në fund të viteve 1920, burrat kuptojnë se te filmat është paraja e madhe ndaj e marrin në zotërim këtë industri. Për shumë kohë, filmat nga gratë ishin rastësi. Madje, gratë pioniere u nënvlerësuan edhe nga studiuesit e historianët e filmit. Ato edhe sot nuk i kanë meritat e duhura. Weber p.sh. ka ndarë mirënjohjen me burrin Phillips Smalley për filmin inovativ të vitit 1913, “Suspensa”, ndonëse dihet se ajo ishte truri i këtij realizimi.

Alice Guy Blaché, e para regjisore grua

Frances Marion ishte një nga figurat më të rëndësishme të epokës së saj, jo vetëm për skenarët, por edhe pse i inkurajoi gratë tjera në këtë industri. Karriera e saj është e detajuar në historinë e shkruar nga Cari Beauchamp: “Frances Marion dhe gratë e Fuqishme të Hollivudit të hershëm” (1997), titulli i të cilit vjen nga një fjali e Marionit: “E kalova jetën duke kërkuar një burrë për ta çmuar e jo për t’u shtrirë”.

Margaret Booth më 1915 e nisi karrierën e saj si montazhere për regjisorin DW Griffith, dhe punoi deri në 1982 kur ishte mbikëqyrëse për filmin “Annie”. Edhe Anne Bauchens ishte editore e regjisorit Cecil B DeMille, ndërsa Reiniger mund të ketë qenë ndër të parat gra animatore.

Filmi inovativ, “Aventurat e Princit Ahmed”

Sidoqoftë, gratë pioniere të kinematografisë, po rizbulohen. Veprat e tyre po restaurohen dhe po përmblidhen. Një gjë është e sigurt: ato e shtruan rrugën për regjisoret që shkëlqyen në sondazh, rezultatet e të cilave janë si më poshtë:

100. The Kids are All Right (Lisa Cholodenko, 2010)
99. The Souvenir (Joanna Hogg, 2019)
98. Somewhere (Sofia Coppola, 2010)
97. Adoption (Márta Mészáros, 1975)

96. The Meetings of Anna (Chantal Akerman, 1977)
95. Ritual in Transfigured Time (Maya Deren, 1946)
94. News From Home (Chantal Akerman, 1977)
93. Red Road (Andrea Arnold, 2006)

92. Raw (Julia Ducournau, 2016)
91. White Material (Claire Denis, 2009)
90. Fast Times at Ridgemont High (Amy Heckerling, 1982)
89. The Beaches of Agnes (Agnès Varda, 2008)
88. The Silences of the Palace (Moufida Tlatli, 1994)

87. 35 Shots of Rum (Claire Denis, 2008)
86. Wadjda (Haifaa Al-Mansour, 2012)
85. One Sings, The Other Doesn’t (Agnès Varda, 1977)
84. Portrait of Jason (Shirley Clarke, 1967)
83. Sleepless in Seattle (Nora Ephron, 1993)

82. At Land (Maya Deren, 1944)
81. A Girl Walks Home Alone at Night (Ana Lily Amirpour, 2014)
80. Big (Penny Marshall, 1988)
79. Shoes (Lois Weber, 1916)
78. The Apple (Samira Makhmalbaf, 1998)

77. Tomboy (Céline Sciamma, 2011)
76. Girlhood (Céline Sciamma, 2014)
75. Meek’s Cutoff (Kelly Reichardt, 2010)
74. Chocolat (Claire Denis, 1988)
73. On Body and Soul (Ildikó Enyedi, 2017)

72. Europa Europa (Agnieszka Holland, 1980)
71. The Seashell and the Clergyman (Germaine Dulac, 1928)
70. Whale Rider (Niki Caro, 2002)
69. The Connection (Shirley Clarke, 1961)
68. Eve’s Bayou (Kasi Lemmons, 1997)

67. The German Sisters (Margarethe von Trotta, 1981)
66. Ratcatcher (Lynne Ramsay, 1999)
65. Leave no Trace (Debra Granik, 2018)
64. The Rider (Chloe Zhao, 2017)
63. Marie Antoinette (Sofia Coppola, 2006)

62. Strange Days (Kathryn Bigelow, 1995)
61. India Song (Marguerite Duras, 1975)
60. A League of their Own (Penny Marshall, 1992)
59. The Long Farewell (Kira Muratova, 1971)
58. Desperately Seeking Susan (Susan Seidelman, 1985)

57. The Babadook (Jennifer Kent, 2014)
56. 13th (Ava DuVernay, 2016)
55. Mon, ster (Patty Jenkins, 2003)
54. Bright Star (Jane Campion, 2009)
53. The Headless Woman (Lucrecia Martel, 2008)

52. Happy as Lazzaro (Alice Rohrwacher, 2018)
51. Harlan County, USA (Barbara Kopple, 1976)
50. Outrage (Ida Lupino, 1950)
49. Salaam Bombay! (Mira Nair, 1988)
48. The Asthenic Syndrome (Kira Muratova, 1989)

47. An Angel at my Table (Jane Campion, 1990)
46. Near Da. rk (Kathryn Bigelow, 1987)
45. Triumph of the Will (Leni Riefenstahl, 1935)
44. American Honey (Andrea Arnold, 2016)
43. The Vir, gin Sui, cides (Sofia Coppola, 1999)

42. The Adventures of Prince Achmed (Lotte Reiniger, 1926)
41. Capernaum (Nadine Labaki, 2018)
40. Boys Don’t Cry (Kimberly Peirce, 1999)
39. Portrait of a Lady on Fire (Céline Sciamma, 2019)
38. Paris is Bu. rning (Jennie Livingston, 1990)

37. Olympia (Leni Riefenstahl, 1938)
36. Wendy and Lucy (Kelly Reichardt, 2008)
35. The Matrix (Lana and Lilly Wachowski, 1999)
34. Morvern Callar (Lynne Ramsay, 2002)
33. You Were Never Really Here (Lynne Ramsay, 2017)

32. The Night Porter (Liliana Cavani, 1974)
31. The Gleaners and I (Agnès Varda, 2000)
30. Zama (Lucrecia Martel, 2017)
29. Monsoon Wedding (Mira Nair, 2001)
28. Le Bonheur (Agnès Varda, 1965)

27. Selma (Ava DuVernay, 2014)
26. Stories we Tell (Sarah Polley, 2012)
25. The House is Black (Forugh Farrokhzad, 1963)
24. Lady Bird (Greta Gerwig, 2017)
23. The Hitch-Hiker (Ida Lupino, 1953)

23. We Need to Talk About Kevin (Lynne Ramsay, 2011)
21. Winter’s Bone (Debra Granik, 2010)
20. Clueless (Amy Heckerling, 1995)
19. Orlando (Sally Potter, 1992)
18. American Ps, ycho (Mary Harron, 2000)

17. Seven Beauties (Lina Wertmüller, 1975)
16. Wanda (Barbara Loden, 1970)
15. The Swamp (Lucrecia Martel, 2001)
14. Point Break (Kathryn Bigelow, 1991)
13. Vagabond (Agnès Varda, 1985)

12. Zero Dark Thirty (Kathryn Bigelow, 2012)
11. The Ascent (Larisa Shepitko, 1977)
10. Daughters of the Dust (Julie Dash, 1991)
9. Fish Tank (Andrea Arnold, 2009)
8. Toni Erdmann (Maren Ade, 2016)

7. The Hurt Locker (Kathryn Bigelow, 2008)
6. Daisies (Věra Chytilová, 1966)
5. Lost in Translation (Sofia Coppola, 2003)
4. Beau Travail (Claire Denis, 1999)
3. Jeanne Dielman, 23 Quai du Commerce, 1080 Bruxelles (Chantal Akerman, 1975)

2. Cléo from 5 to 7 (Agnès Varda, 1962)
1. The Piano (Jane Campion, 1993)

Pamje tjetër nga filmi “Këpucët”

/Telegrafi/