Protagonistja e novelave për fëmijë midis 1945 dhe 2000 nga autorja suedeze Astrid Lindgren

Astrid Lindgren e krijoi karakterin Pippi Longstocking për vajzën e e saj Karin, e cila po vuante nga një sëmundje e mushkërive.

Pippi jeton në një fshat të vogël suedez, në vilën “Villa Villekulla” bashkë me majmunin e saj, z. Nilsson dhe kalin e saj, Old Man. Ajo kishte shoke te ngushte dy fëmijët që jetojnë afër saj, Tomi dhe Annika Settergren.

Te tre kanë shumë aventura shumë të bukura. Znj Settergren shpesh nuk është dakord me sjelljen e Pipit.

Pipi Çorapegjata është një nga personazhet më të famshme të botës së letërisë për fëmijë.

Ajo është gjithçka një fëmijë ëndërron: është tepër e fuqishme, nuk ka prindër që t’i thonë gjithnjë se çfarë duhet të bëjë ose se çfarë duhet të thotë.

Vishet si të dëshirojë dhe nuk shkon asnjëherë në shkollë.

Të gjithë jemi rritur me Pipi Çorapëgjatën, kokëkuqen me quka dhe gërsheta rebele. Pippilotta Viktualia Rullgardina Krusmynta Efraimsdotter Långstrump, sa herë Pipi prezantohej me emrin e saj i duhej pak kohë.

Në këtë personazh shumë të dashur, autorja suedeze Astrid Lindgren ka mishëruar gjithçka që fëmijët duan nga jeta: të vendosin vetë, të provojnë përvoja të reja, të kenë fuqi të jashtëzakonshme.

Padyshim ajo është një heroinë e vërtetë fëmijësh. Por e kemi menduar ndonjëherë se si duket sot aktorja e parë e këtij filmi? Emri i saj është Inger Nilsson dhe është plot 57 vjeç.

Ky material u pregatit nga E. Troplini, për faqen Na Ishte Dikur, materiali mund të meret dhe publikohet diku tjetër duke përmendur burimin dhe autorin. Faleminderit./Naishtedikur.info 5 Janar 2020