Pjetër Gaci, Artist i Popullit
Pjetër Gaci, Artist i Popullit

Pjetër Gaci u lind në fshatin Shtiraj të rrethit të Shkodrës më 27 mars të vitit 1931. Në Shkodër kreu arsimin fillor. Studimet e mesme i bëri në degën e violinës në Liceun Artistik “J. Misja”, në vitet 1948-1952, kurse studimet e larta në Konservatorin e Moskës “P.I.Çajkovski” (1953–1956). Pas kthimit në atdhe punoi si mësues i violinës në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe violinist. Në vitin 1967, bëhet drejtor i cirkut të Tiranës, i Estradës dhe i Teatrit të Kukullave. Në vitin 1970, është kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit jep mësim për violinë në shkollën e mesme artistike “P.Jakova” të këtij qyteti.

Gaci ka kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptarë, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe ka qenë anëtar i Trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956). Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera.

Kompozime të rëndësishme:

Opera:
Toka jonë
Përtej mjegullës
kantata:
O moj Shqipni, e mjera Shqipni
Për ty Atdhe

Loading...

Pjetër Gacit, në vitin 1989, iu dha titulli i lartë “Artist i Popullit”.
U nda nga jeta më 27 mars 1995.

 

Pjetër Gaci – Për ty Atdhe!

 

Burimi: Gazeta Vatra

Loading...