Në atarin e fshatit gjendej një pemë e cila çdo vjet prodhonte shumë fryte. Fëmijët e dinin kohës kur kjo pemë i pjek frytet e saja, dhe gjithnjë shkonin për të ngrënë prej saj. Ditë e më shumë i rritej nami kësaj peme për prodhimin e saj, saqë vetëm sa nuk ishte shpallur e shenjtë.

Kur një ditë befas duke kaluar aty pari plaku i urtë, befas sheh drurin e pemës duke u djegur me zjarr.
U mahnit plaku, dhe ashtu i befasuar e pyeti pemën:

– Çfarë mëkati ke bërë oj pemë e dashur që po digjesh në zjarr? Ti ke qenë e dashur për të gjithë, të gjithëve u ke dhënë fryte. Ti nuk u tregove e egër, por u tregove e butë dhe humane edhe atëherë kur fëmijët të gjuanin me gurë, ti u dhuroje dhe i gëzoje me fryte! Çfarë është mëkati i yt që po digjesh?

Pema iu përgjigj:
– Po, vërtetë unë dhuroja fryte atyre që më gjuanin me gurë, por mëkati im është ky: Lakohesha me erën, kah frynte era andej shkoja edhe unë,e ky është mëkati im që po digjem në zjarr.

(P.S. Çfarë ndodhë me njerëzit që vetëm brenda një kohe të shkurtë i ndërrojnë fytyrat e tyre sipas nevojës, apo më mirë me thënë anojnë andej nga fryn era për çdo çast, dhe nuk kanë asnjë qëndrim stabil). 

Jusuf Zimeri /IslamGjakova.net