Ishte një herë një familje e lumtur dhe e qetë, që jetonte në një shtëpi të vogël në periferi të qytetit. Në mbrëmjë ishin ulur të gjithë anëtarët e familjes për të ngrënë darkën kur dëgjuan papritur dikë që trokiste. Babai shkoi te dera dhe e hapi atë.

Ishte një njeri i moshuar, me rroba të shqyera, me pantallona të grisura dhe bluze pa kopsa. Ai mbarte në dorë një shportë plotë me perime dhe i kërkoi burrit që të blinte diçka. Burri i bleu perimet që plaku shiste. Me kohën, plaku dhe familja u bënë miq.

Dhe çdo javë ai u çonte perimet. Familja zbuloi që plaku nuk shikonte mirë, por ishte aq i sjellshëm dhe kështu ata mësuan t’i prisnin me dëshirë vizitat e tij dhe ta çmojnë shoqërinë me të. Një ditë, dukë i dorëzuar perimet, plaku tha:

“Dje kam marrë një dhuratë të madhe! Kam gjetur një shportë të madhe plotë me rroba, që dikush i kishte sjellë për mua”.

Të gjithë, që e dinin mirë se ai kishte nevojë për veshje, thanë: 
“Shumë mirë! Gjë e mrekullueshme!”. Por plaku i verbër tha: 
“Por gjëja më e mrekullueshme është që kam gjetur një familje që kishte nevojë për këto veshje”.

Më i lumturi është ai që jep, se ai që merr. Gëzimi i atij që jep me bujari është më i fortë se jeta.

Burimi: Akropoli i Ri