Enver Hoxha kishte të drejtë. Pushtimi i brigjeve shqiptare po afronte. Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja amerikane “The Huffington Post” për plazhet e vendit tonë, duke nënvizuar pa rezerva të gjitha karakteristikat e tyre.

Megjithatë, parashikimi i diktatorit për ardhjen e të huajve rreth 60 vjet më parë ishte i saktë, por ndërtimi i 700.000 bunkerëve në bregdetin dhe fshatrat e Shqipërisë ishte i panevojshëm.
Hoxha, lideri brutal komunist që sundoi Shqipërinë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në 1985-ën, ishte qesharak dhe paranojak në idenë e tij se e gjithë bota po vinte të rrëmbente Shqipërinë.
Asnjë anije nuk zbarkoi. Enver Hoxha vdiq dhe në vitin 1992 Shqipëria rrëzoi komunistët nga pushteti, duke filluar një tranzicion të gjatë demokracie.

Shqiperia ishte e mbyllur për të huajt gjatë gjithë kohës së Luftës së Ftohtë. Bashkë me demokracinë erdhi edhe fluksi i vizitorëve, që edhe pse vend i lirë, vinin në errësirë të plotë. Akush nuk e dinte çfarë i priste në Shqipëri.

Të udhëtosh në rivierën shqiptare nuk është e lehtë, pasi udhëtimi është i lodhshëm, të nervozon dhe thuajse gjithmonë është i pazakontë.
Udhëtimi për në jug, zakonisht nis nga Tirana. Për arsye që kurrë nuk janë kuptuar, Shqipëria nuk beson në stacionet e autobusëve qendrore si në pjesën tjetër të Europës.

Ka autobusë, por stacionet e tyre janë në qoshe të qytetit dhe nëse vërtetë kërkoni të mesoni vendodhjen e stacioneve, mos kërkoni në internet, por pyesni në kioskën e parë ku shiten gazeta.