“Po t’jemi bashkë ne të dy”, është një këngë popullore që sapo fillon ta dëgjosh, do të rrëmbehesh në rrjedhën e tekstit, pasi që është dëgjuar aq shumë herë përmes zërave më të njohur shqiptar

Rëndom kjo këngë është kënduar në duet dhe është një dialog mes dy të dashuruarve që ëndërrojnë për bashkim.

Përmes ndërlidhjes se hijeve të natyrës, perëndimit të diellit e shuarjes së etjes nga krojet, njëri është në kërkim të zërit të tjetrit. Ky interpretim përmes dueteve të ndryshme ka ngjallur emocione tek dëgjuesit shqiptarë.

Ju sjellim katër versione të kësaj kënge të kënduar nga këngëtarë të njohur shqiptar.