Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci, (Llazar Sotir Gusho) Poet lirik, publicist dhe përkthyes , lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987.

Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes në Pogradec, shkollën e mesme e kreu në Manastir (Bitola) dhe Athinë, ndërsa të lartën ndoqi Akademinë e Arteve të Bukura në Bukuresht (Rumani). Në vitin 1924 me bursë nga qeveria shqiptare studioi Filologji romane dhe gjermanike në Universitetin e Gracit (Austri). Në vitin 1934 u kthye në atdhe dhe punoi si profesor në Liceun e Korcës dhe më vonë në Liceun e Tiranës.

Lasgush Poradeci i përket brezit të shkrimtarëve të viteve 30. Krijimtarinë letrare e nisi që në vitin 1915, me vjershat e para. Kryesisht botoi në të përkohëshmet letrare të kohës. Ndërkohë përktheu dhe një seri veprash të Hajnes, Brehtit, Gëtes, Majakovskit, Mysesë, Pushkinit, Emineskut etj.

Ndër veprat e tij janë:

“Vallja e yjeve” 1933, Kostance, Rumani

“Ylli i zemrës”1937, Kostance, Rumani

“Lirika” Botuar në Tiranë