Më bëhet sikur zërin i ndëgjoi
Ka kohë që ju po më thërrisni
Të jem me ju dhe t’ju bashkoi
Ka kohë e vite që më prisni!

Nuk lat vend pa trokitë e gjurmuar
T’na gjeni ku mbetëm ku tretëm
Gjithandej ju duke na kërkuar
Ku humbëm ku jem ku mbetëm!

Më thoni ngrihu nga dheu
Zgjohu Prof Ukshin Hoti
Ka kohe qe te thrret atdheu
Ju mbyti malli s’ju thahet loti!

Më prit Kosova ime dashur o vend i bekuar
Do te shemb dheun e zi, qe m’ka mbuluar
Ka kohë që më prisni, dhe s’më keni harruar
Mua po më prisni dhe jeni duke më ëndrruar.

Më prisni sa t’më dal kllapia dhe ti këpus prangat
Të gëzohen motrat n’pritje le te gzohen nanat
Që s’ju thahen lotet dhe po i mbysin andrrat
Na presin t’ju kthehemi nga mëngjes e mbrëmjet.

Ukshin Hoti