Politikanët në masë në Shqipëri jo vetëm nuk e kanë idenë e shtresës në nevojë, por as atë të shtresës së mesme. Niveli i jetës së tyre (edhe pse me të ardhurat zyrtare nuk e justifikojnë as për largëti përfshirë edhe në ëndrrat e tyre më fantastike) është mes më të pasurve, mes atyre që paratë nuk i numërojnë, por i peshojnë. Përsëris i peshojnë.

A njihni ndonjë të tillë në Shqipëri që i dridhet dora të blejë ushqimet apo diçka tjetër siç u ndodh çdo muaj pensionistëve?A ka ndonjë që nuk arrin të shkollojë fëmijët , t’u blejë veshjet apo qoftë edhe një lodër për vit të ri? A ka ndonjë që nuk ka të bëjë pushime luksoze disa herë në vit, që nuk ka tre, katër apo 50 apartamente e vila, dyqane e troje të deklaruara apo të padeklaruara? Sigurisht që jo sepse shumë prej tyre, prej politikanëve në këtë vend kanë siguruar deri brezin e 35, 350 apo 3500. Ata janë të gatshëm të shesin çdo gjë, perfshirë vendin, shpirtin, identitetin, kombin, për pushtet e para.

Politikanët e sotëm në shumicë Ikin e vijnë, por askush nuk i mban mend pas pak kohe, fundja për çfarë ? Ata nuk ndryshojnë nga njëri tjetri, ata bëjnë gjithçka njësoj, flasin njësoj, premtojnë njësoj, shtiren njësoj. Madje edhe fytyrat një pjese ju bëhen njësoj. E mbi të gjitha ata nuk e dënojnë njëri tjetrin.

Burimi: Faqja në Facebook e gazetarit Marin Mema