Portret i paautorizuar kushtuar Leonidha Kolë ÇURRIT – në Përvjetorin e Ditëlindjes, ΙKONËS VIRTUOZE, ish futbollistit dhe trajnerit Mit «legjendar» ! Në një ekip kolegjial, ndihet domosdoshmëria e impaktit të një shumellojshmerie lojtaresh,per lojtare simbole si figura duke vendosur penelatat e mjeshtërisë së tyre,në funksion te bukurise dhe efektivitetit të lojës. Sportdashësit dhe adhuruesit e futbollit,jo pak here janë përballur me futbolliste,si pjesëtarë të ekipeve të vogla apo të niveleve të shquara,futbollistë me talent dhe inteligjencë, që spikasin e vecojnë,futbollistë me aftësi lidershipi, organizative dhe iniciatore,tek të cilët ndiejnë siguri,për aftësitë që ata mbartin në fushën e lojës.Pak a shumë i ngjashëm, ishte rrugëtimi i suksesshëm dhe me impenjim,në fushën e blertë të futbollistit të talentuar dhe pasionuar,Leonidha Çurri, në vijimësinë e të cilit, ai do të rradhitej ndër emrat e spikatur, të dashur e tepër të respektuar të futbollit vlonjat e atij shqiptar. Hapat e para dhe starti si futbollist….. Legjenda e viteve të arta të futbollit vlonjat, Leonidha Çurri, lindi në qytetin e Vlorës në 07 Maj 1951,duke sjellë gëzimin e lindjes së djalit të parë në familjen e palasikotit Kolë Çurri, që jetonte në Vlorë.

Fëmijërinë dhe shkollimin fillestar e kryen në qytetin e Vlorës,por përpos ketyre paralelisht aktivizohet duke u stërvitur me ekipet e moshave pranë Shtepisë së Pionierit të Vlorës.Qysh në moshë të njomë Loni,sic e thërrisnin,nisi të spikaste për pasionin dhe mënyrën tepër teknike të lojës së tij,gjë që veconte duke e rradhitur ndër më të mirët e grupmoshës së tij.Me përfundimin e shkollës 7 vjecare, në vitin 1967,Leonidha ndjek hap pas hapi pasionin e jetës së tij,futbollin e për rrjedhojë vendos të konkurrojë e testohet për të vijuar shkollën e mesme të Mjeshtërisë sportive të futbollit.I plotëson më së miri kushtet dhe testet respektive dhe vecohet e përzgjidhet nga ana e specialistit të përkushtuar të futbollit,Profesorit Zyber Konci e së bashku me vlonjatët Agron Sulaj,Lavdosh Malaj,starton mësimet në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive duke qenë pjesë e një ekipi të përzgjedhurish prej 22 individësh të talentuar, ndër të tjerë me Kapitetin e ekipit,Petrit Gjonin, Vasillaq Zërin,Xhorxh Puka, Milto Gurma, Agim Arkaxhiu,Bashkim Tufa,Gjergj Ballço,Arjan Hoxha, Edmond Zalla,Vladimir Ajazi,Agim Bulku, Shkëlqim Kurti,Fisnik Kosova,Bajram Hushi, Ritvan Koxhaj,Mehmet Spahiu,Lulzim Tagani, Agim Medja.

Kësisoj,Leonidha Çurri bëhet pjesë e rëndësishme e një ndër protagonistët e ekipit të «Shkëndisë»,promotorë të një novacioni bashkëkohor,të cilët krijuan një histori,një mit, një spektakël e famë lavdimadhe,përtej cdo kufiri në atë periudhë kohore.Pjesëmarrja në këtë ekip të jashtëzakonshëm e cudibërës për kohën, konsiderohet si një ndër sukseset dhe arritjet në karrierën futbollistike të Leonidha Çurrit,pasi ky ekip me lojën e tij,me mjeshtërinë e tij,me një teknikë të re bashkëkohore,me një mentalitet krejt të ri, bazuar në një stërvitje shkencore,nisi të krijonte e dëshmonte një impakt të ri e krejt të papërsëritshëm,në historinë e futbollit shqiptar. Në vitin 1968,Leonidha së bashku me pjesën dërrmuese të shokëve të ekipit të «Shkëndisë», packa se ende njomëzakë në moshë,askush prej tyre nuk kishte kapërcyer të 20-at,përzgjidhen në ekipin Kombëtar «Shpresa» duke u përfaqësuar denjësisht në Ballkaniadën që zhvillohej në qytetin e Kavallës në Greqi dhe në Vardar të Shkupit, duke dëshmuar kompaktësi, një lojë mjeshtërore të shkëlqyer e admiruese,e duke lenë përshtypje të jashtëzakonshme për ardhmërinë. Me përfundimin e shkollës së Mesme të Mjeshtërisë Sportive, në vitin 1971,Leonidha Çurri, starton studimet e larta në shkollën e Lartë «Vojo Kushi» dega futboll,e duke vijuar të ishte pjesëtar,lojtar protagonist dhe tepër i suksesshëm i ekipit të «Shkëndisë» kësaj fidanishteje krejt të suksesshme e të gjetur të futbollit shqiptar,duke luajtur në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe hera herës dhe atë të mesfushorit, por njëherazi duke qenë lojtar i formacionit bazë të ekipit Kombëtar «Shpresa» deri në vitin 1974. Pas Diplomimit të tij në vitin 1974 në shkollën e Lartë të Mjeshtërisë Sportive «Vojo Kushi», Leonidha Çurri rikthehet në qytetin e tij të lindjes, duke vijuar karrierën e tij sportive futbollistike, pranë ekipit «Flamurtari».Rikthehet në qytetin që adhuronte më tepër se gjithcka,futbollin. Leonidha Çurri i bashkohet ekipit përkrah figurave të njohura të futbollit vlonjat,sic ishin portieri Vilson Radhima,Beniamin Nelaj,Krenar Shakaj,Nako Saraçi,Cane Ahmeti,Gëzim Troqe, Mane Zeqiri,sulmuesi i rrezikshëm potencial, Mexhit Haxhiu,Shemsi Zilja,Pandeli Xhaho dhe me i riu premtues Spiro Curri.Ekipi i Flamurtarit, packa përpjekjeve dhe ambicieve për të pasur një vend të sigurtë në vendet e para të tabelës së klasifikimit,rishtaz nuk mund t’ia arrinte qëllimit për një sërë shkaqesh objektive apo subjektive,që pikësëpari startonin nga mentaliteti, e mjaftoheshin duke u renditur gjithësesi në mesin e tabelës,ndërmjet vendeve të 5-të apo te 6–të, por ky fakt kurrësesi nuk përbente pengesë apo indiferentizëm në rradhët e sportdashësve apo tifozëve fanatikë vlonjatë,të cilët cdo të dielë, mbushnin shkallët e stadiumit,duke inkurajuar ekipin e zemrës e duke shijuar ndeshje të bukura e spektakolare,pasi fusha e Vlorës,përherë përbente një rrezik apo kërcënim serioz,një pengesë e pakapërcyeshme për cilindo ekip pretendent për titull.Janë pikërisht këto vite të arta,që fanatikët sportdashës vlonjatë,thumbonin gjithë shpoti jo vetëm ekipin e tyre të zemrës,por vecanërisht kryeqendrën e Shqipërisë,Tiranën zyrtare,për prapaskenat e njohura që gatuanin dhe luanin në dëm të ekipeve të rretheve sic ishte edhe «Flamurtari»,duke thërritur me patetizëm : «Bëj folenë,atje ku je,se të erdhi «ujku»,pra rrezikshmëria potenciale e rivalitetit, në thelb ishin ekipet e Partizanit,Dinamos apo të 17 Nentorit të Tiranës në atë periudhe kohore.Në këto vite,deri ne vitin 1981,Leonidha Çurri,i fuqishëm,me dinamizëm e plot freski,spikat e dëshmon klasin e tij të lartë si një futbollist me intuitë dhe tepër dinak,që me një teknikë admiruese,nxjerr në pah aftesitë e tij të rralla,befason kundërshtarin,duke qenë protagonist edhe në mbrojtje,por duke qenë tepër i vlefshëm dhe i saktë edhe në mesfushë,duke ofruar e përgatitur gola për sulmuesat e ekipit,por hera herës duke qenë edhe shënues rezultativ.Këto vite protagonizmi në lojën e futbollit të Leonidha Çurrit,përkojne me atë periudhë historike kthese,në historinë e futbollit vlonjat,falë padyshim edhe drejtimit të ekipit «Flamurtari» nga ana e trajnerit të pasionuar, Bejkush Birce, e në vijimësi të Agron Sulës,duke e shndërruar tanimë në një ekip që gradualisht shihej si pretend për vendet e titullit.Nuk është asfare e rastësishme që në këtë periudhë,dmth në vitin 1980,ekipi i «Flamurtari» guxon dhe thyhen kornizat duke dalë nga guacka e tij tradicionale dhe për herë të parë në historinë e tij,përballet në ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare në Athinë,me ekipin e njohur të AEK-ut,në kuadrin e pjesëmarrjes së tij në turin e Kupës Ballkanike e mandej me atë të Velezhit.

Starton kësisoj sfida e konkurrencës dhe përballjes me ekipet fqinje ballkanase. Për shkaqe të dëmtimit të pariparueshëm e shendetësore,Leonidha Çurri,tërhiqet dhe largohet nga fusha e blertë duke i dhënë fund karrierës së tij të suksesshme si futbollist,në vitin 1981. Tanimë në rolin e specialistit dhe atë të trajnerit….. Ambiciet e tij të kahershme,kurrësesi nuk mund të zbeheshin për Leonidha Çurrin,i spikatur për inteligjencën e tij krejt të vecantë.Vijimësia e tij,për afro tre vjet deri më 1984,Leonidha Çurri angazhohet energjikisht si specialist dhe trajner në klasat sportive të futbollit Vlonjat, e konkretisht në shkollën «Ismail Qemali»,e njëherazi vijon studimet në Kursin Pasuniversitar për t’u kualifikuar si Trajner profesionist,pranë Institutit të Lartë të Fiskulturës, «Vojo Kushi» në Tiranë,të cilin e përfundon me sukses dhe me rezultate të larta. Pikërisht,në vitin 1984,Leonidha Çurri vihet përpara një sfide tepër të rëndësishme në jetën e karrieren e tij sportive,duke u emëruar si Trajner i ekipit të «Flamurtarit» duke pasur si ndihmës të tij,Skënder Elmazin.Një start që tanimë,me përgjegjësinë,potencialin,përkushtimin,pasionin e mendjemprehtësinë e Trajnerit Leonidha Çurri, është fiksuar dhe mbahet mend si fillimi i një periudhë të artë e plot shkëlqim në futbollin vlonjat e jashtë përmasave të tija.Duke pasur si idhull të vetin,trajnerin e suksesshëm Italian të asaj periudhe kohore,Arrigo Sakin,mënyrën e lojës së tij,Leonidha tanimë,me një përgatitje të spikatur metodike,me një stervitje intensive sistematike,mbështetur në skema dhe metoda bashkëkohore, tërësisht tepër i përkushtur, motoja e tij,shndërrohet ekipi i futbollit «Flamurtari»,duke punuar me mjeshtëri e pasion e duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e kompaktësisë së ekipit dhe lojës së nivelit të skuadrës.E falë këtyre përpjekjeve,frytet e kësaj pune serioze nuk vonojnë të duken,duke e shndërruar ekipin e «Flamurtarit»,ku ia arrin të gërshetojë përvojën me vrullin rinor të lojtarëve të rinj e me perspektivë,si një ekip protagonist në Kampionatin Kombëtar dhe nën drejtimin e tij, për herë të parë në histori,«Flamurtari» shpallet Fitues i Kupës së Republikës në vitin 1985, pikërisht më 8 shkurt,duke fituar ndaj Partizanit,me rezultatin 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e Elbasanit.Ekipi që theu akullin dhe arriti majat e suksesit,duke fituar Trofeun e parë,përbehej prej Luan Birces dhe Aleko Berberit,Petro Rucit,Kreshnik Cipit,Rrapo Tahos,Përparim Lushajt,Roland Iljadhit,Vangjel Lalucit,Latif Gjondedës,Alfred Zijait,Alfred Ferkos,Agim Canaj,Eqerem Memushi,Agim Bubeqit,Vasil Rucit,Vasil Ziut,Viron Daullja, Dritan Sadedini Gjergji Dema, Erion Mehilli, Thanas Gjyli, Viktor Paço. Trajneri Leonidha Çurri, i mbështetur fuqimisht prej stafit të ngushtë të tij,si Harallamb Babe,Aqif Sula,apo drejtuesit e Sportit Vlonjat të asaj kohe,Ilir Cela e Mynyr Bega,duke operuar me një metodë bashkëkohore,me stil evropian,duke motivuar lojtarët dinamikë dhe plot energji,nisi të aplikojë skema konvencionale në lojën sulmuese, atë të presingut të vazhdueshëm dhe të përgatitjes së mirë teknike e taktike të lojtarëve, e gjithnjë duke pasur një mbrojtje hermetike e të pathyeshme,si celësin bazë të suksesit të tij në karrierën si trajner.

Me këto objeksione dhe me standartet e njohura të kontributit për të mbështetur talentet e reja, për të evituar amatorizmin, sporadicitetin, rastësinë,humbjen e kontrollit dhe shpërqëndrimin momental,Leonidha Çurri konfiguronte përditë e më tepër formatin e një ekipi të fuqishëm potencial dhe me personalitet, një ekipi dinamik që befasonte me mënyrën e lojës së tij, dhe kudo ku ai luante,brenda apo jashtë fushës së tij, me meritë admirohej e fitonte simpatinë e sportdashësve të zjarrtë. Duke u evidentuar dhe spikatur si trajner motivues dhe duke gërshetuar me mjeshteri punën rezultative me pasionin, Leonidha Çurri si trajner me një «maestri» të vecantë,ia arrin qëllimit dhe krijon një ekip kompakt e tepër admirues në fushën e blertë,me një psikologji të nivelit të lartë e njëherazi një taktikë hermetike, me një mënyrë të padukshme intuitive,lexon me qartësi manovrat e taktikën e kundërshtarit në fushën e lojës,e me një mënyrë të padukshme e tërheq nën «grackën» e ritmit të lojës së tij,që falë këtyre,frytet e kësaj ambicieje, dëshmohen qartë përpos ndeshjeve të suksesshme e dinjitoze në kampionatin kombëtar,është pikërisht i treti vit rradhazi, që ekipi i futbollit «Flamurtari» shpallet nënkampion,duke humbur titullin me truket e inskenimet neveritëse të asaj kohe, e njëherazi edhe si finaliste e Kupës së Republikës,por që rezultoi si humbëse me ekipin e «Vllaznisë» e kësisoj të ishte e pranishme në elitën e ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Evropës në futboll. Vecanërisht në ndeshjet ndërkombëtare për Kupat Evropiane,duke e vendosur shorti përballë ekipit legjendar të Barcelonës në vitin 1986 dhe mandej rishtaz në vitin 1987, në formacionin e së cilës ishin lojtarë potencialë si Gary Lineker,golëshënuesi fitues i Botërorit 1986, Huge,Antoni Zubizarreta,Karasko,Alberto, Miguer,Viktor, si edhe me ekipin e «Partizanit» të Beogradit dhe atë Vismut –Aue, po në vitin 1987, në kuadrin e tureve të Kupës së UEFES,me rezultatet e arritura e golat e shënuar në Vlorë nga goleadori spektakolar Vasil Ruci dhe në Kamp Nou,me mënyrën ritmike të lojës dhe impenjimin e dëshmuar përballë korifejve lojtarë të arenave Evropiane,duke siguruar kualifikimin në dy ture të njëpasnjëshme e mandej,duke u larguar me kokën lart e faqebardhë në turin e tretë të kësaj Kupe, suksese të paarritura më pare nga asnjë prej ekipeve shqiptare,kësaj here fama dhe legjenda e këtij ekipi të drejtuar nga «maestroja» Leonidha Çurri, zapton faqet e para të një sërë gazetave prestigjioze spanjolle,jugosllave e evropiane.I takojnë këtij «strategu» të futbollit, përgëzimet për atë epope legjendë,për atë «MIT» të formatuar,për atë ekip korife të papërsëritshëm që si një «ansambël unik», «lodronte» me zhdërvjelltësi në fushën e blertë të stadiumit

«Flamurtari», me një skemë konstante 4-4-2,duke prekur majat më të larta të lojës së klasit,të cilësisë, e pa lënë mënjanë mbresat e jashtëzakonshme tek armata e sportdashësve të zjarrtë,janë fiksuar në histori si suksese të shkëlqyera të futbollit vlonjat. Si meritë e këtyre arritjeve dhe sukseseve, Trajneri i ekipit Kombëtar në atë periudhë kohore,Agron Sulaj,e angazhon Leonidha Çurrin si bashkëpunëtorin e tij me të afërt,me detyrën e zëvendës trajnerit të ekipit Kombëtar Shqiptar,(mos harrojmë se askush prej trajnerëve të rretheve nuk ishte ulur në bankinën Kombëtare deri në ato momente), duke dëshmuar edhe për një herë tjetër se Leonidha, ishte i lindur për futbollist dhe staturën e trajnerit,madje si fitues e triumfator. Por menjëherë pas takimit të kthimit me ekipin e Vismut – Aue, nga Polonia,ekipi lavdimadh i «Flamurtarit» e vecanërisht «strategun» e «maestro» e suksesit,trajnerin Leonidha Çurri, e priste «gijotina e kuqe», pa asnjë lloj shkaku dhe motivimi,pa asnjë lloj precedent, në kulmin e suksesit të karrierës së tij,me një mënyrë të turpshme dhe neveritëse, e shkarkojnë duke e larguar nga drejtimi i skuadrës së tij të zemrës, «Flamurtari» e njëherazi gjysmën e lojtarëve protagonistë titullarë të skuadrës, i largojnë me ceremoni duke u përjashtur pergjithmone, sic ishin Cipi, Taho, Ruci, e për një sërë të tjerësh u morrën masa drastike. Hijenat e kuqe vepronin më se miri duke shigjetuar me helmin e tyre individët e suksesshëm e të pabindur në doktrinat partiake qesharake.Enigma e kësaj «furtune tragjike» duke viktimizuar ekipin e «Flamurtarit» dhe trajnerin më të sukssshëm të kohës Leonidha Çurri,ende edhe në ditët e sotme, nuk është zbardhur.

Pas këtij shkarkimi të cuditshëm,tepër skandaloz e flagrant,padyshim e disi misterioz,Leonidha Çurrit,në Kampionatin Kombëtar të viteve 1989-1990,pasi largohet nga qyteti i Vlorës si i padëshirueshëm për emisarët e PPSH-së,atij i besohet drejtimi i ekipit lushnjar të «Traktorit». Me shpërbërjen e sistemit dictatorial në vitin 1991,,Leonidha Çurri,largohet nga Shqipëria dhe emigron në Greqi,ku falë emrit dhe karrierës së tij të suksesshme,ai angazhohet si asisent trajner tek skuadra greke «Levadiakos», që luante në kategorinë superiore.Dinamika dhe potenciali i suksesshëm i këtij strategu të fushës së blertë, trajneri që e shndërroi ekipin vlonjat në një «Mit» në historinë bashkëkohore,krijon premisa të tilla që Leonidha Çurri,te rikthehet në Vlorë pranë ekipit të «Flamurtarit» në sezonin 1996-1997, për të synuar rishtaz lartësitë e futbollin klasik bashkëkohor,por që fatkeqësisht për shkak të ngjarjeve të vitit të mbrapshtë sic ishte 1997-ta, prej politikës kryenece e barbare,kampionati i futbollit «ngrin» e ndërpritet dhe vijimësia e tij është e pariparueshme. Vleresimi dhe respekti per trajnerin e sukseseve Leonidha Çurri,nuk vonojne dhe ne Greqi,ne sezonin 2001-2002,atij i besohet te drejtoje ekipin Perfaqesues grek te Mini Futbollit ne salla te mbyllura 5×5,duke pasur rezultate te kenaqshme dhe arritje te ndjeshme.I mbisunduar nga keto vizione dhe deshira,ne 2002,Leonidha,me pervojen e vyer te fituar ne nje vend evropian, fokusohet duke u angazhuar dinamikisht ne krijimin e strukturave te tilla respektive te Mini Futbollit shqiptar,duke kontribuar me organizimin e dijet e tij te cmuara,strukturat e duhura per te funksionuar edhe ne realitetin shqiptar. Epilog…. Leonidha Çurri,prej disa vitesh,sot jeton familjarisht në SH.B.A.,shumë larg fizikisht,por asnjëherë i shkeputur prej interesimit për futbollin dhe kureshtjes për ekipin e tij të zemrës,«Flamurtarin»,duke rrezatuar përherë,maturi,fisnikëri,qytetari,virtyt.I lauruar me titullin e Lartë si «Mjeshtër i Merituar».

Në një kohë qe cuditerisht per gjithe ato vlera e kontribute si askush tjeter,ende nuk figuron si Qytetar nderi i Vlorës.Fatkeqësisht,indiferentizmi e neglizhenca e pafalshme per vleresimin e nje figure te tille,nga ana e koketrasheve xhangalle,te cirakeve te neveritshem partiake qe luajne rolin e Drejtuesve Vendore si Pushtetare te Vlores,lene shije te hidhura e krijojne impakte teper te padeshiruara.Perpos ketij fakti,njeherazi edhe ato Tituj,Vleresime apo Medalje qe mbajne me merite nje sere figurash te shquara si lojtare te ekipit legjende te «Flamurtarit»,zbehen dhe humbasin shkelqimin,teksa iniciuesi,krijuesi,strategu e maestroja e kesaj Legjende modeste, ikona historike e futbollit vlonjat,harrohet enkas dhe lihet i pavleresuar per kontributet dhe punen e perkushtuar. Leonidha Çurri , ky personalitet me nje shkelqim te gjithanshem,emblema e futbollit vlonjat e atij shqiptar, virtuozi,ish futbollisti dhe Trajneri i Sukseseve te paperseritshme,qe me pasion e mjeshteri lartesoi ne Tempullin e Korifejve ekipin cudiberes e magjik,te formatuar nga ai vete, «Flamurtarin»legjendar te dekades se viteve 80-te e 90-te,sot feston Pervjetorin e Ditelindjes se tij. Respekti, mirenjohja dhe vleresimi per nje figure e personalitet brilant sportive,sic eshte ne realitet Leonidha Çurri, eshte ne shkallen siperore,pasi fenomenit futbollistik «Çurri»,perben impaktin dhe shkakun e ekzistences se futbollit klas vlonjat,ne shkalle evropiane,duke u persosur vazhdimisht e ngjitur ne lartesi te reja. Gezuar nder MOTE,Pervjetorin e Ditelindjes, Ikona dhe Legjenda e futbollit te Arte Vlonjat, bashkepatrioti yne i nderuar, Leonidha Çurri. Plot shendet,vitalitet,plot gezime e lumturi familjare. Urimet me te perzemerta percjellim ! Pirro FOTIADHI Αthinë,07.05.2019/Vloralajme.net