Alma Mile/ Kanë kaluar shumë vite që atëherë, një shekull kohë, siç thotë ajo. Por koha ka qenë bujare me Alije Sulon. Ajo vazhdon të jetë një  grua e bukur, një zonjë e vërtetë, nënë dhe gjyshe e lumtur.

Veçse, ndryshe nga çdo grua tjetër, ajo ka pasur fatin ta ketë portretin për një çerek shekulli në zyrat e OKB-së. Është pikërisht ajo, “Dardharja” e tablosë së Nexhmedin Zajmit, krijuar enkas për të udhëtuar larg. Me shumë gjasë është adhuruar nga sa e sa vetë që kanë kaluar sytë mbi të, mes tyre, ka mundësi, edhe personalitete të politikës botërore.

Por krenaria më e madhe për Alije Sulon është që atë portret e kanë parë nipërit e mbesat e saj, që krenohen me faktin që bukuroshja që të sheh ngultazi që përtej pël- hurës së tablosë, është pikërisht gjyshja e  tyre.

Të fliste për pikturën e Zajmit, për të ish- te kënaqësi e veçantë. Si për të të bërë qejfin,  ajo thotë se është një nga gjërat më të buku- ra të ditës. Por, përtej dashamirësisë, e vërteta është se sot, më shumë se në kohërat kur  u realizua, ajo pikturë i jep shumë gëzim. Për kohën kur është realizuar, nuk ishte  edhe aq e zakontë që një vajzë e re të pozonte për një piktor, por fati i saj ishte që  artisti të qe pjesë e familjes.

“Nuk ishte edhe  aq e vështirë. Ishim brenda përbrenda familjes dhe nuk pata asnjë problem që të pranoja propozimin e  piktorit. Unë isha e fejuara e kunatit të Zajmit, ndaj edhe pranova”, tregon ajo. “Isha e re, 22 apo 23 vjeç, në vitet e para të institutit”. Sa për kostumin e dardhares, ajo kujton se nuk qe i saji,  por ia sollën.

Piktori e kishte gjetur pranë Ansamblit Popu- llor dhe ajo e veshi për këtë rast. Fustani i rrinte si të ishte  qepur për të dhe për vajzën e re, ishte një lloj kënaqësie të mbante veshur atë kostum aq të bukur, me ngjyra të gjalla dhe një kollan, që binte menjëherë në sy. Sigurisht, që ajo tablo të realizohej aq mjeshtërisht, janë dashur orë e orë të  tëra punë. Nuk ka qenë e lehtë për studenten e re të qëndron- te pa lëvizur derisa piktori të “ngrinte” në telajo imazhin e  saj, edhe pse Zajmi ishte një burrë i shkolluar dhe bisedat e tij nuk ishin asnjëherë të mërzitshme.

Ai fliste për artin, për miqtë e tij artistë që i vizitonin studion. Mundet që edhe të jetë lodhur duke pozuar, por nuk është  bërë aspak pishman për këtë. Tani e kup- ton edhe më mirë këtë.  “Unë jam një gjyshe e lumtur, e plotë- suar dhe kënaqësia ime më e madhe sot  është kur atë pikturë e shikojnë nipërit dhe mbesat e mia. Ajo pikturë është bërë edhe kalendar dhe kur mbesa ime hyri në një lokal dhe e pa atë në mur, tha: “Kjo është gjyshja ime! Nuk ka gëzim më të madh për mua.

A e dini? Albumin që e ka atë në kopertinë, e mbaj mbi tavolinën e sallonit”, thotë ajo. Një surprizë e vërtetë kishte qenë, kur  gjatë ditëve të Panairit të Librit, mes sten- dash, kishte gjetur edhe katalogun me  portretin e saj në kopertinë dhe ajo e befa- suar kishte pyetur vajzën që shërbente:  “A e dini se kush është kjo në koper- tinë”!”.

Çfarë kënaqësie, kur ajo i tha:  “Jeni ju!”. Në portretin e saj ruheshin ende tiparet e 22-vjeçares. E po kështu, kur studiuesi Ferid Hudhri e kishte marrë në telefon dhe i kishte dhënë një kopje të katalogut. E ekspozuar për 25 vjet me radhë në ambientet e OKB-së, piktura sot gjendet në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë.

Burimi: Panorama.com.al