“Postieri” – Nga Ilir Kadia

Vjehrrit po vinte minuta t’i mbyllej kapaku arkmortit.Vjehrra,motrat e saj dhe kushurirat përreth ia kishin kërcitur muhabetit për shtatë palë qefe.

Befas, një grua elegante,veshur e tëra me të zeza, hyn në derë dhe shkon drejt tek xhenazeja.

E puth në ballin akull dhe i fut një zarf në xhep.Ikën si hyri e pafjalë me asnjërën.
Dashnorja!-klithi vjehrra.-E nxori më në fund kokën.
Qokë idiote!-thanë kunatat.

E hapën letrën. Ajo i shkruante me mall burrit të saj të vdekur.”I dashur burrë, ta dish sa më mungon ti me pensionin tënd?! Letërprurësi është një njeri i besuar! ” /Naishtedikur.info