TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ -Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka vlerësuar punën e artistit shqiptar, Defrim Kristo Hasa.

Artisti shqiptar është vlerësuar për punën e tij artistike dhe kontributin e dhënë në komunitetin e qytetit grek Amaliada, bën të ditur Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Pas mbarimit të liceut artistik “Jordan Misja”, Hasa u vendos në Greqi ku jeton prej 27 vitesh.

Ai është angazhuar në fushën e mësimdhënies, ku prej 15 vitesh jep mësime pikture në këtë qytet.

Artisti shqiptar ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, së fundmi ai ishte pjesë e ekspozitës në muzeun e Luvrit në Paris, ku morën pjesë 1108 piktorë nga e gjithë bota.

Hasa, gjithashtu, ka realizuar edhe një portret të presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos.

/gj.mima/ /a.g/

Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare – http://ata.gov.al/2019/11/21/foto-presidenti-grek-vlereson-punen-e-artistit-shqiptar-defrim-kristo-hasa/