Të hënave të muajit korrik, Muzeu Marubi ndan një përzgjedhje imazhesh nga arkiva Marubi që evidentojnë momente nga zhvillimi i disiplinave të ndryshme sportive. Ky imazh i Gegë Marubit na paraqet motrën e Mbretit Zog, Princeshën Ruhije, gjatë një stërvitjeje. Ndonëse nuk dimë vendin se ku është shkrepur fotografia duke sikur na paraqet një moment nga jeta private e Princeshës, në praktikimin e hipizmit. (© Muzeu Marubi, Gegë Marubi, Ruhije Zogu në kalë, 1937)

Po në këtë kuadër, evidentohet edhe momente nga zhvillimi i disiplinave të ndryshme sportive.

Një tjetër fotografi është marrë nga një moment i ndeshjes së parë të futbollit shqiptar, mes ekipit vendas “Indipendenca” dhe një skuadre të forcave austro-hungareze, organizuar nga Palok Nika në Shkodër në vitin 1913.
Kjo ndeshje do i paraprinte organizimeve të tjera futbollistike në vend derisa në shkurt 1919 do të themelohej shoqnia “Vllaznia”, njëkohësisht edhe klubi i parë i futbollit shqiptar.

Burimi: GSH.AL