Nga Eugent Kllapi/

Qyteti ia ka marrë dhe e ka push, tuar rrëzën e kodrës së qytetit, deri te kalaja ai lodhet e nuk vazhdon dot më.

Lumi e shoqëron deri tek këmbët e urave të shumta që kanë historitë e tyre, të gurta apo histori dashurie të vendosura në dryne shumë, për të kërkuar dashuri të përjetshme. Njerëzit energjinë e tyre e kanë shprehur në gur dhe në ambiente të këndshme.

Prizreni në historinë e saj

Prizreni është vendi ku të gjitha kulturat janë ulur këmbëkryq, push, tuesit kanë ngritur objekte në emër të tyre, bukuria ka falur gjithçka, kulturat janë ndërthurur gjithfarësh dhe turizmi po ngre krye shëndetplotë, sidomos nga kalaja e saj ku me sy të lirë mund  të shohësh pa frikë afro 30 xhami.

Sipas dokumenteve të mesjetës nga burime mesjetare të studiuesit Skënder Rizaj figuronin: Pazari, Tërgovishta, Prizreni, Vllehët e Prizrenit, Dragashi, Bërveniku, Bihori, Auhogërlla, Komini.

‘’Nga 1431-1530 kishte 11 475 km². në pikëpamje juridike ndahej në dy kadillëqe: Prizren dhe Bihor. Në territorin e Sanxhakut ishin 3 Kasaba (Prizreni, Kërçova dhe Tërgovishta, 492 fshatra , 13 mezra, 2 manastire, 13,918 shtëpi myslimane dhe të krishtera paguese të avarizit: 297 shtëpi myslimane dhe 13 621 shtëpi të krishtera: 11 47 muçerret, 84 shtëpi pa avarriz, 14 akinxhinj, 43 banorë të minierës Lozne, 786 bive, 3 zaime, spahijtë, mustahfizët e 2 kalave (Prizrenti dhe Bihorit) 2 dizdarë, 2 qeha, 2 imamë, 3 topçinj, 38 mystahfizë, gjithsej 46, 14 mullinj, 87 dyqane, sanxahku i Prizrenit kishte të ardhura të përgjithshme në 2 215 842 akçe.

Sipas venecianëve në shekullin e 16 sanxahku i Prizrenit përfshihet në kuadrin e Rumelisë me nahije si Tërgovishta dhe Bihori.

Kurse në prag të lu, ftës Austro-Osmane (1683-1699) Sanxhaku i Prizrenit ndahej në këto kadilëqe: Prizreni, Bihori dhe Suha Reka.

Sipas defterit të xhijes për vitin 1689 Sanxhaku i Prizrenit përfshinte këto kadillëqe: Prizreni, Suha Reka, Bihori dhe Tërgovishta.”

Prizreni bëhet qendra e lëvizjes kombëtare me ‘Lidhjen e Prizrenit’ 10 qershor 1878 me figurat më të ndritura të kombit shqiptar si Abdyl Frashëri, Iljaz pashë Dibrës, Abdulla Pashë Drenit, Ymer Prizreni etj., ku rreziku i shuarjes së kombit shqiptar ishte më afër se kurrë falë makinacioneve të lu, ftrave të ndryshme dhe kalbjes së qytetërimit Osman.

Prizreni shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës në afërsi të Bjeshkëve të Sharrit në Kosovën jugore, në pjesën ku kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në pjesën jugore të rrafshit të Dukagjinit.

Ai është qyteti i dytë në Kosovë pas Prishtinës dhe një vend shumë i bukur ku banojnë afro 221 000 banorë me 76 fshatra.

Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antikiteti në shek e II para Krishtit dhe popullsi Dardane.

Ai ka qenë seli i Ipeshkëve, pashallarëve, bisnesmenëve, patriotëve, carëve, mbretërve, push, tuesvve gjithfarësh deri tek perandorët me origjinë ilire. Kanë bashkëjetuar shqiptarët me turqit, boshnjakët, vllehët, serbët, e gjithfarë njerëzish që iu ka rënë rruga, ai është vendi i shumë kulturave dhe i 50 xhamive të bukura, kishave mbreslënëse me estetikë arkitekturore.

Qyteti si një nga më të rëndësishmit në mesjetë ka qenë i ndarë në njëzetekatër lagje, ka pasur njëzetegjashtë xhami, dy kisha dhe një shtëpi private që është shndërruar në kishë katolike.

Qyteti me të mirat dhe të këqiat e saj

Prizreni e ka pak të quhet perlë, është nga ato gurë të rrallë që s’para gjenden si padashur, duhet të eksplorosh një jetë të tërë për të kuptuar bukurinë, hijeshinë dhe historinë e tij. Është një unazë me 50 gurë mesjetare të vendosura në një vend.

Lumi që quhet Lumbardh, e ndan në mes qytetin dhe sikur i merr territor vende-vende qyteti të vjetër e ia jep qyteti të ri me plot njerëz që sidomos në fundjavë i sheh duke kaluar në shëtitoren e vet.

Nga ana tjetër e lumit qyteti vazhdon modern me po të njëjtën madhësi, por me karakteristika e problem të tjera. Tek-tuk del dhe ngre krye matanë edhe ndonjë objekt i trashëgimisë kulturore.

Në pamje të parë të shfaqet një qytet mbreslënës, të duket sikur je në Berat dhe në Korçë njëkohësisht, ku vende-vende të shfaqet Gjirokastra.

Ndërthurja e të resë me të vjetrën janë gërshetuar diku bukur, diku shëmtuar, diku modernia preferohet krah për krah klasikes.

Qyteti matanë lumit për nga mali nga larg të shfaqet bukur, këndshëm. Dallohet modeli oriental i mesjetës në çdo vend ku hedh këmbën. Duket sikur në pjesë të saj je në ‘Pazarin e Korçës’ dhe njëkohësisht sa ngjitesh pak më sipër te ”Sokaku i të marrëve”, dhe rrugës sikur ngjitesh në ‘Kalanë e Beratit’. Është një mrekulli ta shohësh në detaje.

Ndihesh i gjithi për vete kur nga kalaja shikon poshtë dhe si një Jul Cezar duke shprehur me sy thua, ‘’Erdha, pashë, fitova’’.

Një pjesë e vogël e qendrës ka një pamje të qytetit të vjetër. Është rikonstruktuar hijshëm dhe me elegancë.

Në qoftë se moderniteti metropolitan në Shqipëri ka një zhvyshkje ngjyrash, rrjepje objektesh dhe forma të tejkaluar të një moderniteti shabllonik e të dështuar duralumini xhamash, manekinësh e fasadash, Prizreni ka një hije të përpunimit të drurit, gurit, ngjyrës krakateristike që lidhet me të, përpunimin bukur të hekurit me një koncept bashkëkohor të modernes, por në shumë vende problemet ngrejnë krye.

Në syrin e një udhëtari jep magji dhe kënaqësi. Po kjo shtohet edhe për vetë qytetarët që përmblidhen të gjithë në qendrën e saj pranë xhamisë kryesore të qytetit. Prizrenasit janë të bërë, të mirësjellur dhe me kulturë.

Kalldrëmi pastrohet gjithmonë në mëngjes nga fshesë të shumta të qytetarëve, njësoj si në Korçë. Nga ana tjetër pastrimi vazhdon i kujdesshëm dhe i plotë nga punonjësit e bashkisë.

Karakteristikë e tyre është se janë të veshur mirë, njerëz të thjeshtë të moshave të reja, jo njerëz të lodhur, të ngrysur, si të poshtëruar duke pastruar, por njerëz që duken normalë e dinjitoz për punën normale që kryejnë.

Nuk shikohet shenjë reagimi përbuzjeje te ata, përkundrazi. Kjo sikur i jep dinjitet, edhe rrugëve që fshihen prej tyre çdo mëngjes, edhe njerëzve për punën.

Dallohen lehtë dyqanet me punimet e arit me filigram në shumë veshje, objekte gjithfarëshe, shumësi dyqanesh që shesin nga tradicionalja e deri tek gjërat e zakonshme në anë të rrugëve.

Prizrenasit janë njerëz punëtorë dhe zanatçinj në bisnes sa dhe shihet në çdo moment të ditës. Sigurisht që dhe pastërtia bie në sy, por çuditërisht shfaqet një paradoks.

Qyteti është i pastër në shumicën e tij, kurse lumi i mrekullueshëm që kalon në mes të qytetit është me mbetje gjithfarëshe, i pisët. Mund të shohësh çfarëdolloj mbetjeje aty, nga bidonat e deri te qeset, pisllëqe ngado që duken me sy të lirë.

Po të ishte qytet japonez lumi do të ishte formë arti me pemë dhe me shëtitore, ku çdo centimetër katrorë do të shpallte perfeksion në bukuri.

Po të ishte holandez do e shfrytëzonin për energji elektrike, po të ishte anglez do të shpiknin gjithfarë metodash me gurët që ai mban rreth e rrotull vetes, po të ishte suedez do ta linin ashtu të virgjër në gurgullimën e vet, dhe kur është shqiptar çuditërisht bëhet sikur nuk shikohet pisllkëku nën hijen e veshjeve plot dinjitet të qytetarëve që kërkojnë një tavolinë më tepër për t’u ulur në lokalet e qendrës së qytetit. Po të ishte lum tiranas do të mbante erë edhe për një qytet tjetër.

Duket sikur je në një arenë gla, diatorësh për të parë sa më shumë njerëz, por që nuk lu, ftojnë, parakalojnë.

Duket sikur është vënë dorë në sistemimin e tij, rregullimin me gurë të mëdhenj dhe orientim të ujit të lumit, dhe çuditërisht i pisët. Për kë lu, ftojnë ata pastrues!!!!

Në pamje të parë shtëpitë në qendër të qytetit të pjesës së vjetër janë të rikonstruktuara, të rregulluara, moderne dhe të kohës sipas modelit klasik. Por qyteti po ta shohësh me vëmendje shikon se ka shumë shtëpi karakteristike të keqmbajtura, deri të rrënuara, gati për t’u ikur shija e klasikes dhe të vjetrës.

Këto shtëpi kanë të njëjtën rëndësi po tek-tuk po shpërbëhen, po myken në drurin e tyre të bukur. Krahas shtëpive karakteristike shikon se është prishur modeli i vjetër klasik i shtëpive të mrekullueshme dhe janë ndërtuar ngjitur me to shtëpi me po të njëjtën lartësi të modelit perëndimor në lagjen e vjetër nën Kala.

Ky është një mutacion që i është mbivendosur klasikes. ‘’Imitimi është forma më e shëmtuar e origjinalit’’ dhe klasikja në disa forma përqesh modernen, kultura është klasike dhe ‘’klasikja ngelet gjithmonë klasike’’.

Krahas kësaj pamje rrugicat janë të ngushta dhe të sjellin modelin qytetar. Kjo është gjë e mirë e njëkohësisht gjë e keqe kur trafiku i makinave mbizotëron.

Gjysma e qytetit shpallet si i vjetër, gjysma si i ri, por model i shëmtuar në arkitekturë, një model i socializmit dhe i modernes shabllonike e vendosur në pallate disa katëshe që nuk i japin aspak lezet qytetit karakteristik, duket sikur është zgjatim i zorshëm i tij.

Duket sikur modernja në formë pallatesh është fshat i qytetit klasik me shtëpitë e vjetra karakteristike janë qytet modern.

Urat e lumit Lumbardh janë diçka karakteristike të punuara bukur në gur që të ftojnë në modelin e vjetër të qytetit. Qytetarët dëshirën për t’u dukur të bukur e kanë shpallur me gur, dru dhe buzëqeshje në përshendetjet e tyre deri tek Shadervani, qendra e qytetit.

Dallohet një fenomen i çuditshëm në përshëndetjet e njerëzve. Shumë njerëz përshëndetin e flasin turqisht, sllavisht dhe jo shqip. Kudo më për mbarë e kanë të serviren në gjuhën moderne si turqisht. Po shqipja a mund të jetë moderne?!!! Qytetërimi Osman dhe tashmë një lloj qytetërimi turk po lë gjurmë.

Qyteti ka disa gjëra të mira dhe të vlefshme, krah për krah ornamenteve dhe zbukurimeve nëpër dyqane gjen dhe asortimente apo objekte me cilësi të mirë dhe me çmime të ulta për udhëtarët, por kjo nuk ndodh për hotelet që, sa shtohen turistët, shtojnë edhe çmimet sa ngjitesh për sipër Xhamisë kryesore të Sinan Pashës.

Turizmi duhet t’i japë shtysë me të gjitha format ekonomisë dhe ekonomia turizmit. Një makinë në formë treni që vjen e ikën nëpër qytet është një gëzim i paparë për vizitorët, ai udhëton këndshëm dhe serbes, është një bukuri që mbahet si një element i veçantë krah për krah gjetjeve të tjera për turizëm.

Më të rëndësishme pjesë të qytetit mund të përmendim: Kompleksi i Shadervanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit shtëpitë karakteristike të qytetarëve të trashëguar e të mirëmbajtura.

Po të hash ushqim në Prizren është po aq i shijshëm sa në Prishtinë dhe po aq cilësor sa kudo në Kosovë. Kosova di të gatuajë gjellët si për turistët, të huajt, miqtë. ‘’Te Sula’’ hahet këndshëm dhe shoqërueshëm me qytetin.

Profesionalizmi i lartë vjen zakonisht nga meshkujt e moshës mesatare. Në Prizren, edhe ngopesh, edhe kënaqesh nga ushqimi. Qytetarët dinë të shërbejnë dhe guzhinierët dinë të gatuajnë, miqtë dinë të të ftojnë dhe kalaja gjithmonë të mirëpret.

Ku mund të kalosh bukur në qytet? Sigurisht në pjesën e vjetër të tij, qyteti ka 50 xhami dhe disa kisha ortodokse dhe katolike të ruajtura të gjitha nga shteti, janë një mrekulli më vete si trashëgimi kulturore, jo vetëm e Prizrenit, por e gjithë Kosovës dhe kombit shqiptar.

Xhamia kryesore e qytetit e Sinan Pashës, sa madhështore është mbreslënëse me kollonat e saj, çezma me ujin që nuk shteron asnjëherë. Është një mrekulli që i kalon përkarshi kalldrëmit të konstruktuar bukur.

Në drekë mund të rastisësh të dëgjosh zërat e shumë xhamive nga hoxhallarët e tyre në një muzikë dhe në një melodi, në një mesazh. Ato kokolepsen me mesazhet e tyre në shumëfishim, sikur pjellin njëra-tjetrën kur këndojnë.

Shtëpia e mbledhjes së Kuvendit të Prizrenit sa herë është dj, egur, aq më e bukur është bërë, nga jashtë duket gjithmonë joshesë, të fton ta vizitosh midis nuancës së zezë me të bardhë me oborrin e saj të madh për të bërë selfie.

Me një sy të shkujdesur shikon njerëz ngado në pjesën klasike të bëjnë selfie. Selfiet pafund të lënë të buzëqeshur për seriozitetin e vizitorëve në shkujdesje.

Modelet e shtatoreve të heronjve të popullit sa të bëjnë të krijosh respekt, edhe të bëjnë të sjellësh në mendje ‘realizmin socialist’ të të bërit art në masiv bllok pa detaje

Modelet e arkitekturës moderne matanë lumit janë gjithashtu të shumta, por ia vlen të vizitoni Hamamin e qytetit, ai edhe nga jashtë duket i mrekullueshëm.

Gjithmonë qershia mbi tortë është kështjella, ajo është një kurorë mbretërore e vendosur mbi qytet që duket gjithmonë madhështore nga poshtë.

Mos harroni të vini drynin, por duhet të jeni çift, e sidomos të pini ujin e dashurisë për më shumë fat! Kjo si ritual vendoset te ura e drynave, tek lumi.

Dhe qyteti të largohet ngadalë i mbushur me pyje që asnjëherë nuk digjen si në Shqipëri gjatë verës, edhe shkurret nuk priten, edhe pemët gjithfarëshe, ato zbukurojnë akoma më këndshëm malet e Prizrenit.

Burimi: Konica.al