Rrëfimet e ish-ministrit Osman Murati

Siç është përmendur edhe nga studiues dhe analistë të sferave të ndryshme nga vitet 1980 e më tej, situata ekonomike e vendit tonë sa vinte dhe po shtrëngohej hap pas hapi, sepse në disa degë strategjike të ekonomisë, bujqësia, industria e lehtë dhe ushqimore e sektorë të tjerë të shërbimit, s’po i plotësonin detyrat e planifikua- ra për mallrat e konsumit që lidheshin me furnizimin e popullit.

Në vija të përgjithshme realizimi i detyrave të planit në këtë fushë pothuajse nuk plotësonte më tepër se 70% të kërkesave të para- qitura nga organet e tregtisë. Kjo situatë vështirësohej më shumë për faktin, se edhe detyrat e vëna në plan s’realizoheshin, përfshi edhe importimin e tyre  të kufizuar. Komentet në këtë fushë mendoj se janë të tepërta mbasi izolimi me botën e jashtme, sidomos prishja e marrëdhënieve me Kinën që tashmë ishte bërë fakt, kishte sjellë një gjendje të pakëndshme, kudo në çdo sferë prodhuese dhe shërbimi.

Ndihej mungesa e lëndëve të para dhe bazës tjetër materiale e fondeve valutore, ashtu  si edhe bilanci i eksport-importit, sikur të realizohej plani i këtij aktiviteti 100 për qind s’qe i mjaftueshëm për të përballuar kërkesat e ekonomisë. Vlen për të theksuar se edhe niveli i stimulimit material ndaj punonjësve dhe ngushtimi i diferencimit në pagat e punonjësve për punën e kryer shoqërohej me rënien e interesit për punën që duhej kryer nga secili në vendin e punës, fakt ky që shoqërohej drejt- tpërdrejtë me rënien e rendimentit të punës.

Këto elementë vepronin në të njëjtën kohë, sepse edhe shkalla e centralizimit të tepruar të kompetencave të organeve shtetërore dhe ekonomike kishin mënjanuar iniciativën e organeve përkatëse shtetërore dhe ekonomike të qendrës e të bazës. Këta faktorë përcaktues në sferën kryesore të ekonomisë për furnizimin e popullit me mallra te konsumit ushqimor dhe jo ushqimor, industrialë, krijuan një kontradiktë të thellë midis prodhimit material dhe konsumit të popullsisë. 

Kjo kontraditë dha efekte të pa dëshirueshme në marrëdhëniet midis shtetit dhe popullsisë në qytet e në fshat. Tregtisë së brendshme, sipas planit të shtetit, dihet që i jepeshin fonde mallrash për artikujt blegtoralë, (qumësht, kos, mish, vezë, djathëra etj.) vetëm për furnizimin e popullsisë banuese të qytetit, e cila përbënte afro 35-40 për qind të totalit të popullsisë. Me artikujt bazë ushqimorë, të bulmetit, afro 60-65 për qind e popullsisë së fshatit, duhej të furnizohej vetëm nga ndërmarrjet bujqësore, mbas tufëzimit të bagëtive të oborrit kooperativist.

Shteti, nëpër- mjet tregtisë së brendshme, i detyrohej popullsisë së fshatit në ko- operativat bujqësore vetëm për artikujt kolonial (vaj vegjetal, oriz, sheqer, makarona, deri tek kripa e gjellës) dhe për të gjithë artikujt joushqimorë industriale (veshje, pajisje, sapun e pluhura larës, orendi shtëpiake deri tek artikujt shkollorë dhe kinkaleritë.

Filluan tolonat

Në këto kushte, mungesa e artikujve ushqimorë blegtoralë në masë të gjerë në popullsinë e fshatit, solli tronditjen e madhe të konsumit të mallrave ushqimore, si në popullsinë banuese të qytetit dhe në atë të fshatit. Ky fakt na detyroi që të racionoheshin ushqimet bazë të përditshëm, kryesisht mishi, bulmetrat, duke vënë sistemin e tolonave, si dhe të listave edhe për disa artikuj të tjerë që s’i përballonte prodhim- i industrial i vendit dhe me pamundësinë e importimit të tyre, për mungesë valute.

Ky fakt, s’qe i panjohur për organet e shtetit dhe të ekonomisë të asaj kohe. Me kushtetutën e ripunuar që u vu në zbatim në vitin 1978, u vendos parimi bazë në ekonomi “mbështetja në forcat e veta”, duke u justifikuar me sloganin se “do të konsumojmë aq sa do të prodhojmë”. Kjo mbyllje e ekonomisë për të punuar vetëm me bilance të balancuara të eksportit e të importit, pa asnjë ndih- më dhe kredi nga jashtë, solli asfiksimin gradual të ekonomisë, që në analizë të fundit, shteroi dhe u fundos në vitin 1991. Këto probleme madhore të ekonomisë janë njohur dhe diskutuar në mënyrë të pandërprerë si në rrugë partie dhe shtetërore të niveleve të larta të kohës mbas viteve 1980. Por, me keqardhje, atyre s’iu dha rrugëzgjidhja e duhur. Disa drejtues të ko

miteteve të partisë dhe të komiteteve ekzekutive të k.p. të rretheve, për fat të keq, flisnin tërë eufori deri edhe me personalitete të Komitetit Qendror të PPSH-së se “e kemi mirë furnizimin e popullit me produkte bujqësore e blegtorale” dhe, si- pas tyre, “ministritë përkatëse s’po na mbështesin si duhet, nuk e njohin mirë gjendjen”, etj., etj.” Ky koncept ishte shumë i dëmshëm, sa demoralizues ndaj kuadrit po aq edhe fyes.

Kështu p.sh. mbaj mend një anëtar të Byrosë Politike që ishte gati të fliste për orë të tëra për nivelin e keq të shërbimit të një shitëseje, ose të një kamerieri të ushqimit social dhe nuk kapej mbas problemit thelbësor për të analizuar dhe për të nxjerrë përfundime për gjendjen e mallrave në dyqanet e tregti- së, për asortimentin që mungonte në to etj.

Burimi: www.telegraf.al