TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi i propozoi sot Këshillit Bashkiak të Tropojës, akordimin e titullit “Qytetar Nderi” artistit të madh Reshat Arbana.

“Me lojën e tij kinematografike e teatrore mbi 5 dekada ky artist-ikonë ka portretizuar karakteret më të spikatura të trevës sonë”, tha Byberi ndërsa njoftoi qytetarët e Tropojës për propozimin.

“Është nder dhe kënaqësi që simboli i pashoq i Isa Boletinit të jetë qytetari më i ri i Tropojës dhe të stre, hohet përjetësisht në kujtesën tonë”, tha Byberi. /j.p/

Burimi: ATSH – http://ata.gov.al/2019/11/19/propozimi-ne-keshillin-bashkiak-reshat-arbana-qytetar-nderi-i-tropojes/