Si sot 27 vite më parë, në kryeqytetin e Shqipërisë, e pikërisht në Qytetin Studenti, studentët e Universitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në historinë e komunizmit, kundra këtij regjimi famëkeq.

Ata në datën 8 Dhjetor 1990 vendosën të bojkotonin mësimin dhe të protestojnë kundra regjimit fillimisht për ndërprerjen e energjisë elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në ato momente, kushtet tepër të vështira që kishin studentët në konvikte e në shkolla.

Ata organizuan një protestë, në të cilën ndodhi edhe një incident, policia e ushtria përdoren dhunë për të shpërndarë studentët dhe disa protestues morën plagë nga dhuna që përdorën forcat e pushtetit komunist. Kjo do të sillte dhe irritimin e mëtejshëm të studentëve dhe kërkesat e tyre u zgjeruan.

Përveç kërkesave për plotësimin e kushteve të jetesës ata kërkuan lejimin e pluralizmit si dhe dënimin e dhunuesve të studenteve. Ngjarjet rrodhën shpejt dhe pas shumë protestave ku zëri kryesor që dëgjohej ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një përfaqësi studentesh, e kryesuar nga Azem Hajdari, iu drejtua me 11 Dhjetor 1990 Pallatit te Brigadave ku priteshin ne takim nga Sekretari i Parë i Partisë se Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia.

E njëkohësisht edhe President i vendit. Ky është dhe momenti me kyç i lëvizjes studentore. Në atë mbledhje, Ramiz Alia, duke pare qe studenteve u ishin bashkangjitur tashme dhe qytetarë të shumtë në numër, dhe pushteti nuk kishte me fuqinë t’i bënte ballë Lëvizjes për Demokraci, pranoi pa kushte Pluralizmin Politik në Republikën e Shqipërisë./A1 Report