Të lexosh nuk do të thotë të dish gërmat e alfabetit apo të lexosh manualisht, por të futesh në botën e librave, të behesh pjesë e tyre.

Të lexosh do të thotë të thithësh kulturë. Të jesh i kulturuar do të thotë të lexosh. Në pamundësi të rrokemi me shkrimtarët më të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në histori, leximi i librave që ata kanë lënë pas është mënyra më e mirë për të thithur dije dhe kulturë.

Librat për fëmijë janë një pasuri e rrallë që ndikojnë në procesin e formimit të fëmijës.

Por, procesi i leximit të librave nga fëmijët duket se po zbehet dita-ditës. Kështu shprehet për mediat njëri nga kolosët e letërsisë shqipe për fëmijë, Gaqo Bushaka, i cili thekson se kjo letërsi për fëmijë po kalon një periudhë tranzitore.

Ai thotë se fëmijët lexojnë shumë më pak se sa lexonin më parë. Duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë botimit të librave.

Libri çdo ditë e më shumë po largohet nga duart e lexuesve të vegjël. Kjo për shkak se çmimet nuk përballohen dot nga prindërit.

Bushaka thotë se duhet t’u kushtohet vëmendje shumë autorëve shqiptarë sepse me leximin fëmija thith dhe gjuhën. Ndoshta vetë përkthyesi nuk ka arritur të gjejë thelbin e këtij libri.

Libri është guri i themelit në përgatitjen dhe zhvillimin intelektual të fëmijëve dhe orientimi i të vegjëlve drejt leximit dhe drejt librit fizik mbetet një sfidë e kohëve moderne.

Edhe përparimi i teknologjisë ka ndikuar në zbehjen e procesit të leximit të librave nga fëmijët./Mapo.al