Shkon një punëtor tek një farmaci dhe i drejtohet farmacistit:
”A keni një ilaç për çimento”?!

Me një të qeshur ironike, farmacisti ia kthen:
”Po kemi, madje kemi ilaç edhe për gurë edhe për hekura. Kemi dy lloje, një të shkëlqyer që vjen nga jashtë, dhe një normal, prodhim vendor. Ti ke dëshiron”?!

Punetori tha: ”Më jep atë të shkëlqyerin që vjen nga jashtë”!
”Po të them që në fillim që ajo që kërkon është e shtrenjtë, por ti si të duash: vazhdonte talljen e tij farmacisti ndaj puntorit”.

Në ato momente punëtori ngriti dorën dhe tha: ”Unë jam punëtor çimentoje… duart e mia janë çarë dhe acaruar prej saj, dhe nuk mundem të përkëdhel fytyrën e vajzës sime të vogël pasi kam frikë se e lëndoj atë, prandaj nëse e ke me të vërtetë atë lloj ilaçi ma jep dhe unë do të ta paguaj çmimin e saj sado që të jetë”!

Në ato momente farmacistit i ngriu buzëqeshja në fytyrë dhe fjalët i ngecën ne grykë… ju kujtuan femijët e tij që kishte aq kohë që nuk i ledhatonte e nuk i përkëdhelte, e aty kuptoi që varferia nuk është ajo çka njerëzit posedojnë në xhepa, por ajo çka posedojnë në zemra!!!