Prof. Ass. Dr. Spiro Mëhilli

( Marrë nga libri i autorit Spiro Mëhilli: “Arti i Shtatë në Tiranë” )

Në maj të vitit 1944, nën drejtimin e Medin Kamberit u shfaqën filmat: “Palcoscenico” (Pension grash) në origjinalin amerikan, film që ishte shfaqur dhe më parë. Në të tregohej jeta e gjallë dhe e thjeshtë e një grupi vajzash, që ëndërronin të bëheshin aktore, të dilnin në skenë e të thoshin qoftë dhe dy fjalë të vetme, dhe për këto dy fjalë, prisnin një vit të tërë. Por një e re vjen dhe e merr rolin në komedinë që do shfaqej së afërmi. Ajo që priti një vit të luante rolin, mbrëmjen e shfaqjes së komedisë, i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja.

E reja që i zuri vendin u bë e famshme brenda një nate. Filmi i dytë i njohur për publikun ishte “Rebeka”, ekranizimi i romanit të shkrimtares së re angleze Daphne du Maurier, ku rolet kryesore interpretoheshin nga i madhi Lorenc Oliver dhe Joan Fautain. Në film bëhej fjalë për një vajzë të varfër, që pati fat të merrte për burrë një pasanik të madh. Ajo u lumturua kur shkoi në Kështjellën Manderly, por shumë shpejt e ndjeu veten të huaj dhe u mbyll në vetvete para atij mjedisi fisnik që e rrethonte. Kudo i dilte përpara shëmbëlltyra e Rebekës, gruas së parë të të shoqit, De Vinter. Administratorja e kështjellës, Dovers, e urrente gruan e dytë, që zuri vendin e Rebekës, të cilën e donte shumë dhe bënte çmos për ta ftohur De Vinterin nga ajo. Shpirtligësia e saj shkoi deri aty sa t’i vinte zjarrin kështjellës dhe të digjej vetë brenda. Vetëm atëherë burri dhe gruaja gjetën lumturinë.

Më 10 gusht 1944 u shfaq në ora 20 film i marrë me rastin e Kuvendit Kombëtar të xhiruar një vit më parë. Meqë do të merrnin pjesë autoritetet e larta shqiptare e gjermane, komanda e qarkut të xhandarmёrisë kishte kërkuar që drejtuesit të merrnin masa sigurimi dhe rregullimin e hyrjeve dhe ndaljeve në sallë. Urdhri ishte lëshuar nga zëvendëskomandanti i xhandarmёrisë kolonel Tahsin Bishqemi.

Për sa i përket shfaqjeve teatrore, më 28 janar 1940 u dha koncert në piano, nga zonjusha Anna Rosa Taddei.

Në program: 1- Bach-Busoni-Toccata, adagio e fuga in do maggiore. 2- Scarlotti-3 sonata. 3- Schuman-Papillons. 4- Chopen-3 studi e un notturno. 5- Montani-3 preludi. 6- Ferrari-Trecate- “il prode Anselino”. 7- Listz- Sesta rapsodia.

Në mjediset e “Savoia”, mbaheshin dhe fjalime të ndryshme. Nga rëndësia e tyre mereshin masa paraprake sikundër është dhe ajo e 16 marsit 1940, me kërkesë të Drejtorisё sё Punëve të Brendshme158: “Ju njoftojmë se të shtunën me 16 të këti muaji, n’orën 16, Senatori Mustafa Kruja do të mbaj në sallën e Kinema “Savoia” një fjalim me titull “Shqipëria shtet i bashkuem me Italinë në suazën e Perandoris së Romës”. Lutemi prandaj porositni personelin dependent për t’u gjind n’orën dhe në vendin e caktuar për ndigjimin e kësaj konference”. Ministri.

Preokupimi i instansave të larta në raste të veçanta shkonte deri në caktimin e atyre që duhej të merrnin pjesë në shfaqje. Kështu, më 22 maj 1940, mëkëmbësit të përgjithshëm të M.T. Mbretit Perandor në Shqipëri, i dërgohet letra e mëposhtme në lidhje me një shfaqje folklorike: “Në përgjigje të letrës tuaj, kemi nderin t’ju njoftojm se nëpunёsit e këtij digasteri që do të marrin pjesë në shfaqjen folklorike në Teatrin “Savoia” janë këta që vijojnë: Kol Rodhe, Musa Puka, Harito Harito, Ylvi Resuli, Hetem Haxhiademi, Vangjel Konomi, Sulejman Meço, Hajro Plaku, Hamdi Sheri, Jorgji Dhimo, Zef Ndoja”. Ministri. 

Pas restaurimit të sallës, me 2 dhjetor 1941, në Stinën Lirike të Vjeshtës, u dha opera “Toska”. Interpretuan Rosetta Pampanini dhe baritoni Luigi Borgonovo. Orkestrën e drejtoi maestro Frederiko del Cupolo. Të nesërmen, me 3 dhjetor, u dha opera “Traviata”. Interpretuan: Tatiana Menotti, Aldo Sinnine, Luigi Borgonovo, Virginia Gola, Gina Mori, Alfredo Mattioli, Carlo Scattolo dhe Luigi Sardi. Orkestrën e dirigjoi mjeshtri Frederiko Del Copulo. Atë mbrëmje kërceu Ria Teresa Legnani, nga “Scala” e Milanos. 
Nuk duhet të harrojmë se Qeveria Italiane në drejtim tё propagandës artistike dhe të emancipimit të popullit, organizonte dhe shfaqje masive. Kështu në shtator-tetor të vitit 1941 në Tiranë erdhi: “Karro Tespi Lirik”. Te sheshi në mes të Tiranës, në skenë portative, u shfaqën ditë të tëra operat “Barbiere di Sevilia”, i Rossinit; “Rigolletto”, i Xhusepe Verdit dhe “Boheme”, i Giacomo Puccinit.

Më 15 nëntor 1942, u dha Koncerti Sinfonik Nr.1, i organizuar nga shoqata “Dante Aligieri” e Shqipërisë, ngritur për përhapjen e gjuhës dhe kulturës italiane në Shqipëri, me drejtor Sestilio Montaneli, me program si më poshtë:

Pjesa e parë: A. Coreloli-Sarabanda-Giga-Badinerie (Orkestër harqesh). F. Geminiani: Koncert i madh Nr. 1 (nga sonata op. V. Nr. 1 të A. Corellit). Koncert i vogël: Violinë I, Violinë 2, Violinë 3. Koncert i madh: Orkestër harqesh: A.Vivaldi-Torrefranca-Koncert në sol minore. Orkestër harqesh e drujsh: Violinë e parë -Omero di Marzo; Oboe e parë-Angelo Ravenni.

Pjesa e dytë:O. Respighi- Zogjtë- (Suitë).1- Prelud- (nga B. Pasquini 1637-1710).2- Pëllumbesha- (nga Jacques de Gallot 1670). 3- Pula- (nga Ph. Rameau 1683-1768). 4- Bilbili- (nga nji anonim i shek. XVII).5- Qyqja- (nga B. Pasquini 1637-1710).L. Cherubini- Ujbartësja-(Apertura).

Ky cikël me muzikë dhome, muzikë sinfonike e muzikë operistike, kishte për bazë tri autorët kryesorë, Geminianin, Corellin dhe Vivaldin, që përfaqësonin një periudhë shumë me rëndësi në historinë e muzikës, kalimin nga koncerti i vogël, te koncerti i madh, nga pjesëmarrja e disa instrumentave, te ngrehina simfonike e orkestrës me shumë instrumenta. Pjesa e dytë, e koncertit iu kushtua muzikës më të lehtë dhe u shijua më mirë nga publiku, që kishte mbushur sallën e Kinema-Teatër “Savoia”.
Më 6 dhjetor 1942, u dha koncerti i dytë, nga Orkestra Simfonike e Rrethit të Forcave të Armatosura, të drejtuar me mjeshtëri nga kapitenin Umberto Rampi dhe me pjesëmarrjen e solistëve: Franco Claudio Ferrari (violinë) dhe Amadeo Baldovino (violinçel). Edhe ky koncert u konceptua i ndarë në dy pjesë:

Pjesa e parë:1- F. M. Veracini-Concerto grosso në Mi min.2- I. Boccherini-Concert në Si Bem. Magg.- për Violinçel e Orkestër. Alegro-Adagio-Alegro assai.

Pjesa e dytë:2- G. B. Sanmartini-Torrefranca. Sinfoni në De Magg. – Alegro-Andante-Alegrissimo.3- N. Paganini- Capricci nr 5 dhe nr 17 (violinë vetëm).4- N. Paganini – Molinari – Moto perpetuo- (Ekzekutuar nga radha e violinave të parë).5- G. Rossini-La scala di seta –Apertura.Më 3 janar 1943 u dha shfaqje e madhe artistike, organizuar nga R. SH. L. Morën pjesë Marie Paluca–soprano; Kristaq Antoniu-tenor; Valeria Morelli dhe nxënësit e kursit të valleve të R. SH .L, si dhe orkestra e madhe, me pjesëmarrjen e më se 30 profesorëve.Më 24 janar 1943, u zhvillua Koncerti Sinfonik Nr. 3, nga Orkestra sinfonike e Qarkut FF.AA. që u drejtua nga mjeshtri Umberto Rampi, me pjesëmarrjen e sopranos Adriana Perris dhe tenorit Giuzeppe Nucci.

Në program: 

Pjesa e parë:1- Cimarosa”: (Il matrimonio segreto)– simfonia e hapjes. 2- Donizzeti: “Elesir d’amore” (Una furtiva lacrima). 3- Belini: “Norma” (Kasta Diva). 4- Cimarosa- Il momento segreto (Aria di Caterina). 5- Belini: Sinfonia in Mi Bemolle.6- Belini: La Sonnambula- Duetto (Atto I).

Pjesa e dytë: 7- Donizeti: “Don Pascuale” -Sinfonia e hapjes. 8- Rossini: “Il Barbiere di Seviglia” (Ecco ridente in ciel). 9- Donizeti: “Lucia di Lammermoor” (Atto I) –Dueto. 10- Rosini: “Gulielmo Tell” (Selva opaca). 11- Rosini: “Semiramida” (Sinfoni).Ky koncert iu kushtua muzikës operistike. Në fund të shfaqjes, nga organizatorët u ndanë në formë dhurate nga 3 metra stof. Operatorët nga prapa skenës hodhën copa që të merreshin sa më shumë nga pjesëmarrësit.

Më 27 mars 1943, u dha Koncerti Sinfonik Nr.4, i Orkestrës Sinfonike të FF. AA. të drejtuar prej mjeshtrit Kapiten Umberto Rampi.

Në program:

Pjesa e parë:1- G. Martucci-Notturno dhe Novelletta op.28.2- L. Mancinelli-Dalle “Scene Veneziane”: a- Carnovale. b- Dichiarazione d’amore.c- Fuga degli Amanti a Chioggia.

Pjesa e dytë:3-R. VVagner. 1- Tannhauser-Sinfonia. 2- Lohengrin-Preludio Atto I. 3-Tristano e Isotta-Preludio e morte di Isotta.4- I maestri cantori di Norimberga-Preludio.

Më 6 qershor 1943 u dha Koncerti Sinfonik Nr.5. Në violonçel Amadeo Baldovino. Në program:

Pjesa e parë:Mascagni: Le Maschere-Sinfoni.Puccini: Manon Lescaut-Intermezzo i aktit të tretë.Dvorak: Koncert në “si minore” për violonçel dhe orkestër:a) allegro. b) adagio, po jo tepër.c) mbarim:allegro moderato.

Pjesa e dytë:Respighi: Pini di Roma- Poemë sinfonike: 1- halat e Villa Borghese.2- halat pranë një katakombeje.3- halat e Gianicolos. 4- halat e udhës Appia.Verdi: Traviata-Prelud i aktit të tretë.Verdi: Luisa Miller-Sinfoni.

Më 20 qershor 1943, u dha Koncerti sinfonik Nr.6, që ishte dhe i fundit. Them i fundit, sepse shumë shpejt Italia Fashiste do kapitullonte dhe në vend të saj do vinin trupat gjermane. Megjithatë, edhe ky koncert sinfonik si dhe pesë të parët ishte konceptuar në dy pjesë.

Pjesa e parë:1) Geminiani:Koncert i madh- nga Sonata op 5 Nr.1 e A. Corelli. Koncert i vogël-Violinë e parë-F.C.Ferrari; Violinë e dytë-O Di Marzo; Violinçel-A. Baldovino.2) F. Vittandi- Armonira të natës.

Pjesa e dytë:3- R. Pik Mangiagalli-“Notturno dhe Rondo fantastike”4- O.Respighi-Çesmat e Romës-poemë sinfonike: çesma e Luginës Giulia, në agim; çesma e Tritonës, në mëngjes; çesma e Trevit, në pasdrekë; çesma e Villa Medici, në perëndim.

5- G. Rossini-Gazza kusare- Sinfoni.Më 14 korrik 1943, grupi filodramatik i mikrofonit të radios shfaqi: “Strazivari”, dramë e Galenos, me një akt; “Peshku në det”, komedi salloni nga Saskari, dhe “Osman Opingaxhiu”, komedi lokali nga Viktor Eftimiu, si dhe komedinё “Fshatari zotni”, tё shkrimtarit danez Holberg, pёrkthyer nga Milto Sotir Gurra. Pёr herё tё parё nё kёtё shfaqje interpretoi Behije Çela, nё rrolin e gruas sё fshatarit Jepe, interpretuar nga Mihal Popi. Komedia bёnte fjalё pёr njё fshatar qё e dёrgoi e shoqja tё bёnte pazar, por ai u fut nё pijetore dhe paratё qё kishte nё xhep, i bёri “rrush e kumbulla”. Ai del nga pijetorja i dehur dhe duke mos kontrolluar kёmbёt, rrёzohet dhe e zё gjumi mbi nje stivё me plehёra. Komedia kishte si qёllim qё tё godiste vesin e tё pirit dhe tё ngrinte lart moralin e gruas sё thjeshtё. Biletat u shitën me këto çmime: llozha-20 franga shqiptare; klasi nderit-20 franga; klasi I-15 franga; klasi II-10 franga dhe galeria-5 franga. 

Meqenëse në shfaqje shkohej sipas qejfit, drejtoria e teatrit për të shmangur konfuzionin dhe për të disiplinuar shikuesit bëri të ditur se: “Për të evituar çrregullimet në sallë, zotërinjtë e biletave janë të lutur të vijnë 15 minuta përpara fillimit të shfaqjes, duke zënë vendin rendor sipas biletës që kanë. Zotërinjtë dhe zonjat që do të vijnë me vonesë, janë të shtrënguar të presin përjashtë deri në mbarim të aktit parë, kur do të çelet porta”.

Më 22 shtator 1944, ora 16 e 30 në Kinema-Teatër “Kosova”, u mbajt një manifestim i madh artistik i këngës popullore, me pjesëmarrjen e Merita Sokolit, Liza Varfit, Behie Çelës dhe Anxhelo Monti-Frankos. Orkestra e madhe u drejtua nga mjeshtri Fiori dhe orkestra popullore nga mjeshtri Dungu. U kënduan këngë moderne, spanjolle dhe popullore

Burimi: Telegraf.al