Qafa e unjur, koka e prerë.

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.

Rrushi varet në degët e vet.

S’bëhet dasma pa thyer kupa.

Gjithsecili në punën e tij është zot.

S’mbahet shpirti me falimnders.

Syri i të zotit plehron arën.

Shqiponja nuk gjuan miza.

Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.

Mashë e tjetrit mos u bëj.

Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.

Me duart e mija rrafa kokën time.

Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.

Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës.

Kush unj qafën i bie zverkut.

Ku të ha, kruaje.

Leku i huj, peshon rëndë në xhep.

Kush mba vesh botën, prish kokën.

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës.

Çdo shpresë fluturon me krahët e saj.

Ç’hall ke, vështroje.

Dasëm pa mish nuk ka.

Dasma do mish, lufta do gjak.

Dele e butë në qafë të ujkut.

Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.

E di gjalmi ç’ka torba.

E di vetë gomari ku i vret samari.

Gunë e huaj s’të mban ngrohtë.

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.

Hallet e mia i di trari im.

Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj.

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.

Kali i botës s’të nxjerr jashtë portës.

Kafshata e huaj të mbet në fyt.

Këmba e di se ku e vret këpuca.

Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt.

Kur m’i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla.

Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.

Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë.

As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb.

Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi.

Breshka po ferrën don.

Buka e botës s’të ngop.

Buka e botës, laku i kokës.

Burri nuk shtrihet as për së vdekmi.

Çdo mal e din barrën e vet.

Vritet faji e jo njeriu.

Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan të pa pjekura”.

Atij i thonë: “Ja ujku”, ay thotë: “Ku është gjurma”.

Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.

Ç’bluan mendja, zbulon pija.

Ç’ka barku, nxjerr bardhaku.

Difton fëmija, ç’ka shtëpia.

Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.

Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.

Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.

Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën./Naishtedikur.info