Filmi “Pylli i lirisë” prodhim i vitit 1976.

Regjisor : Gëzim Erebara. Skenari : Kico Blushi. Producent : Shqipëria e Re. Muzika : Feim Ibrahimi.

Aktorët në role
Alfred Bualoti…….. Vlashi.
Reshat Arbana…….. xha Kovi.
Margarita Xhepa…….. Nëna e Vlashit.
Ndrek Luca…….. Lam Shllapi.

Dhimitra Plasari…….. Lena.
Minella Borova…….. Llazi Terbufi.
Demir Hyskja…….. Ibrahim Beu.
Lufti Hoxha…….. Nauni, babai i Lenës.
Lazër Filipi…….. Urata.
Andon Qesari…….. Ballisti.

në episode:
Vasillaq Vangjeli…….. Partizani

Përmbajtja e filmit
Vlash Zaka një fshatar i varfër dhe jetim, ushqehet duke kapur kuaj në pyll. I vellai që është tashmë partizan, ka vrarë një spiun të italianëve kështu që edhe Vlashi është në suvejim. Jeta e tij është në rrezik nga tregtari i fshatit Lami, dhe nga kryetari i komunës, ballisti Ibrahim Beu për shkak të një kali. Por ai gjen mbështetje tek bashkëfshatarët e tij derisa delë partizan së bashku me Lenën. Filmi është luajtur në Divijak të Lushnjes.