R.I.P Artist dhe mik i vyer!

PA FJAL
Mbas “Delegacionit” me interpretim tënd brilant, ishte vazhdimi i suksesit të rradhës, thjesht bashkëngjitje me rolet e mrekullueshme në filmat më parë!

Shpesh më thote Bujari, “vëzhgoje sa brilant, ndër të tjera, është në marrëdhënie me kamerën”! Dhe me të vërtetë, ti dhe kamera ishit një, shumë të lidhur me njëri-tjetrin!

Kaloj në privilegj për mua, të isha pjesë në këtë Cast me kaq përvojë, kaq të mrekullueshëm, me kaq “ngjyrë karakteresh”, të tre ju, ma bëtë sa më të lehtë, secili me të veten, mundohej të më ndihmonte, të më jipte diçka nga përvoja e tij, nga thesari i juaj artistik!

E paharruar telefonata e jonë pas fitorës tonë të përbashkët me “Delegacionin” në Varshav: “ah ç’më gëzove or çun, me këtë lajm”!

Kurse ti o Xhodë, ah ç’më hidhërove me këtë lajm sot!

Nga aktori Kasem Hoxha